Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kanada: Remzi Cej, kryetar i Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Newfoundland dhe Labrador Shqiptari nga Kosova, Remzi Cej është një mbrojtës të drejtave të njeriut, me një eksperiencë në...
-
Verifikohen mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës
-
Shqipëria afrohet me Zvicrën, nis operimi i linjës direkte Tiranë-Gjenevë-Tiranë
-
“Gratë gjatë dhe pas luftës”, ekspozitë në Universitetin e Gjenevës
-
Wil (SG): Kapet një shqiptar me 5 kilogramë heroinë
Jeta në Zvicër
-
Çiklistët e Cyrihut së shpejti mund të duhet të paguajnë taksat e trafikut Parlamenti kantonal i Cyrihut ka mbështetur përkohësisht një mocion të paraqitur nga një banor, duke kërkuar...
-
Priten tarifa të larta parkimi në Zvicër
-
Marrëveshja në Crans-Montana për punën e ndërtimit për Kampionatin Botëror të Skive 2027
-
Më pak italianë aplikojnë për punë në sektorin e gastronomisë së Ticinos
-
Në qytetet e Zvicrës, këmbësorët janë viktimat e para të aksidenteve me tramvaj