Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Milano: Arrestohet 33 vjeçari shqiptar, ishte pjesë e një organizate kriminale Policia e Shtetit i ka publikuar pamjet nga operacioni i arrestimit të një 33-vjeçari, përcjell albinfo.ch....
-
Kurti thirrje bashkatdhetarëve në Gjermani: Korrigjoni dokumentet
-
Mbrëmje e madhe boksi në Austri, boksierët shqiptarë të gatshëm për spektakël
-
Vjenë: Tedi Papavrami do të mbaj koncert më 30 mars
-
80 anëtarët e Filharmonisë së Kosovës do të performojnë sot në Bern
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pronarët e qenve në panik për vjedhjet e kafshëve shtëpiake Ka pasur një rritje të dukshme të vjedhjeve të qenve në Zvicër javët e fundit, ku...
-
Aeroporti i Gjenevës: Dështimi i IT bllokoi shumë fluturime
-
Rritet popullsia e Gjenevës
-
Rriten qiratë në Gjenevë
-
Martin Pfister zgjidhet në Këshillin Federal