Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2017/01/ferizaj-528x396.jpg)
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Kurti në Izmir pritet nga kryetarja me prejardhje shqiptare Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mirëpritur të enjten nga Kryetarja e Komunës së Foçës në...
-
Elbenita Kajtazi, paraqitet në Operën e Cyrihut me shfaqjen “Turandot”
-
E reja shqiptare që solli shoqet zvicerane në Kosovë, befasohen nga mikpritja
-
Mërgimtarët me nënshtetësi gjermane ja si mund ta rifitojnë shtetësinë e Kosovës
-
Krejt në mërgim, fshat i bukur, por i boshatisur, në Vushtrri
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu miraton kredinë prej 20 milionë frangash për organizimin e “Eurovision 2025” Qyteti i Cyrihut dëshiron të sjellë në këtë vend Festivalin e Këngës “Eurovision 2025”. Këshilli vendor...
-
Nëse Zvicra fiton të shtunën, lokalet do të qëndrojnë të hapura më gjatë
-
Rreziku i motit të keq, më shumë se gjysma e ndërtesave në Zvicër janë në rrezik
-
Ambasadori gjerman: Njohje – nëse Kosova dhe Serbia duan t’i bashkohen BE-së
-
“Nuk mund të bëj miq”: Pse Zvicra është më pak e popullarizuar me banorët e huaj?