Shqipëria
De Raho: Krimi shqiptar është shumë i pranishëm në Itali
Prokurori kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho ka qëndruar në Tiranë, ku është pritur nga prokurorja e përgjithshme, Arta Marku dhe drejtues të tjerë të Qeverisë Shqiptare.
Prokurori italian konfirmoi atë që përflitej në raportin e inteligjencës italiane për grupet kriminale shqiptare përtej Adriatikut.
Duke folur për mediat në përfundim të takimit me kryeprokuroren Arta Marku, Federico Caliero De Raho tha se aktiviteti kriminal shqiptar është prezent dhe i shtrirë në gjithë territorin e Italisë, përcjell albinfo.ch.
“Krimi shqiptar është shumë i pranishëm në Itali dhe në aleancë me mafian italiane. Bashkëpunon me Ndraghetën, Sacra Corona Unita e grupe të tjera kriminale. Ka një shtrirje edhe në veri të vendit dhe së fundi drejton edhe trafikun e kokainës”, theksoi De Raho.
Sipas prokurorit italian, shqetësues është aktiviteti në trafikun e kokainës, por edhe përfshirja në trafikun e drogërave më të lehta dhe të armëve.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik