Lifestyle
De Niro dëshiron ta xhirojë filmin e ardhshëm në Mal të Zi
"Me shumë qejf do ta xhiroja këtu filmin tim të ardhshëm, në rast se më ofrohen kushtet e mira”, thuhet të ketë thënë De Niro gjatë takimit me kryeministrin malazias, Dushko Markoviq
Aktori i famshëm amerikan, Robert de Niro, është shprehur i gatshëm ta xhirojë filmin e tij të radhës në Mal të Zi, pasi ka thënë se është mahnitur nga bukuritë e këtij shteti të vogël ballkanik, ku mbërriti të premten për të marrë pjesë në forumin “Global Citizen Forum”, në parkun e Miloçerit, afër Shën Stefanit.
“Me shumë qejf do ta xhiroja këtu filmin tim të ardhshëm, në rast se më ofrohen kushtet e mira”, thuhet të ketë thënë De Niro gjatë takimit me kryeministrin malazias, Dushko Markoviq, në postimin e Qeverisë së Podgoricës në Twitter.
Mali i Zi është sivjet nikoqiri i forumit të katërt të “Global Citizen Forum”, i cili mbledh liderë botërorë, pjesëtarë të familjeve mbretërore, filantropë dhe personalitete të shquara. Temë diskutimi e forumit të sivjetmë, të mbajtur më 19 dhe 20 tetor, nën patronazhin e kryeministrit Markoviq, ishte “Mundësitë në një epokë paqartësish”.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











