Lajme

Davos 2022: Forumi Ekonomik Botëror, më i rëndësishmi në 50 vjetët e fundit

Çfarë duhet të dini më shumë rreth këtij forumi, në të cilin edhe kryeministri Kurti do të jetë i pranishëm

Forumi Ekonomik Botëror do të mbahet tani në pranverë dhe jo në janar si zakonisht, pasi u shty për shkak të Covid, shkruan albinfo.ch.

Thuhet se në historinë 50-vjeçare, Forumi Ekonomik Botëror nuk është përballur kurrë me çështje të tilla globale si ato të vitit 2022: bota po rimëkëmbet nga një pandemi globale, po përpiqet të frenojë ndikimin shkatërrues të krizës klimatike dhe po përballet me një stuhi gjeopolitike pas pushtimit të Ukrainës.

“Davosi do të jetë i ndryshëm për shkak të mungesës së bashkëpunimit global për të zgjidhur këto sfida më të ngutshme”, tha Bprge Brende, President i Forumit Ekonomik Botëror, në një konferencë para ngjarjes.

Forumi do të mbahet më 23-26 maj, në Davos, një vendpushim malor në Zvicër. /Albinfo.ch