Kosova
Daut Haradinaj: Edhe VV-ja ka të punësuar në Postë
Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, është i ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.
Haradinaj ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për punësimet partiake në Postën e Kosovës. Qeverisjet e kaluara, përfshirë edhe qeverisjen e fundit, kanë qenë të akuzuara se kanë futur të afërm të tyre në pozita zyrtare. Sidomos kjo ka qenë e theksuar në Postën e Kosovës.
“Ne gjithmonë jemi munduar të ndalim punësimet partiake. Ka qenë e vështirë në pozitën që ne kemi pasur në koalicion. Opozita që tani do të vijë në pushtet nuk është më e pastër në këtë punë. Edhe VV-ja ka shumë të punësuar në PTK”, ka thënë Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Ai ka hedhur poshtë pretendimet se këta persona më herët kanë qenë të partive të tjera apo që i kanë qenë këto pozita në baza meritore.
“Nuk mund të kenë qenë në parti të tjera. Ata janë në pozita të larta dhe nuk guxon t’i prek askush”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano “FjalaFest” titullohet festivali i letërsisë shqipe që do të zhvillohet për herë të parë në Milano,...
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
Jeta në Zvicër
-
Nemo performoi për Zvicrën në Eurovision 25-vjeçari zviceran Nemo performoi në skenën e Eurovisionit në Malmo të Suedisë, duke përfaqësuar Zvicrën me...
-
A mund të bëhen gratë pjesë e Gardës Zvicerane?
-
Fushata kundër ligjit për energjinë elektrike: Dhurohen 180,000 franga në mënyrë anonime
-
Rezervime të vështira dhe përpikëri të pasigurt, treni i natës nuk përmbush pritshmëritë
-
A do të vizitohet Zvicra nga “Shenjtorët e Akullit” këtë vit?