Shkurt.ch

Dasmorët romë lanë një mal mbeturinash në Walis

Komuna e Walisit do të paraqesë një ankesë kundër organizatorëve të një dasme rome, të cilët në hapësirat e komunës kishin lënë një mal mbeturinash në fshatin Collombey-Muraz.

Me këtë veprim të tyre ata kanë rrezikuar shëndetin publik të qytetarëve, thuhet në një deklaratë të Komunës së Walisit.

Sjellja e dasmorëve romë i kishte shkaktuar probleme higjienike Komunës së Walisit, e cila ishte detyruar që për arsye preventive të trajtojë edhe ujin me klor.

Autoritetet komunale problemin me dasmorët romë do t’ia paraqesin edhe qeverisë dhe kantonit.

Ata kërkojnë të merren masa të qarta për të parandaluar një praktikë të tillë në të ardhmen.

2000 dasmorë romë ishin mbledhur prej 22 deri 29 korrik me 60 kampshtëpiza në një fushë të hapur të fshatit Collombey-Muraz të Wallisit. Banorët e kësaj ane ishin shqetësuar me mbeturinat që mbeten nga karvani i dasmorëve romë.