CH-Ballkani
Dasmat si pasqyrim i trashëgimisë kulturore shqiptare
Këtë numër të revistës albinfo.ch, ne ia kemi kushtuar temës së dasmës, vështruar nga këndshikime të ndryshme. Nga pikëpamja sociologjike dhe etnologjike ne kemi hedhur dritë mbi kuptimin e një martese etj.
Secili dashamirës i folklorit shqiptar, njeh me siguri shumë doke e zakone dasmash të përcjella me këngë, përmes të cilave është pasqyruar ceremonia e dasmave.
Por zakonet nuk janë të pandryshueshme. Kështu, tradita e martesave të aranzhuara, me kalimin e kohës, ia ka lëshuar gjithnjë më shumë vendin idealit të zgjedhjes së lirë. Ka ndryshuar edhe forma e ceremonisë së dasmës. Merren gjithnjë më shumë rite nga kultura perëndimore, me ç`rast disa doke tradicionale ngelen në prapavijë ose zhduken fare.
Natyrisht, idealet nga Evropa dhe SHBA nuk reprodukohen në mënyrë të thjeshtë, por kombinohen me vlerat tradicionale, duke krijuar kështu një identitet plotësisht të ri kulturor. Një përzierje e modernes dhe tradicinales është ajo që i karakterizon dasmat shqiptare sot.
Këtë numër të revistës albinfo.ch, ne ia kemi kushtuar temës së dasmës, vështruar nga këndshikime të ndryshme. Nga pikëpamja sociologjike dhe etnologjike ne kemi hedhur dritë mbi kuptimin e një martese pastaj kemi prezantuar lokalet më të bukura të dasmave dhe tregojmë po ashtu rezultatin e krahasimit të kostos në mes të një dasme shqiptare dhe një dasme zvicerane.
Po kështu një material tjetër që ia vlen të lexohet në këtë numër është edhe analiza mbi ndryshimin e zakoneve dhe riteve të dasmave që nga koha e Kanunit të Lekë Dukagjinit deri sot.
Për fund, Ju dëshirojmë lexim të këndshëm të materieve që kanë të bëjnë me temën e sezonit.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane