Uncategorized
Dasmat kosovare “nën llupën” e shtetit, ATK lëshon një njoftim
Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi se është duke vazhduar me implementimin e planit operativ sezonal, i cili zhvillohet brenda dhe jashtë orarit të punës, kjo me qëllim të monitorimit sa më të mirë të veprimtarive rekreative, argëtuese përfshirë organizimet nëpër hotele dhe restorantet, koncertet, dasmat, si dhe veprimtari të ngjashme, të cilat në këtë sezon janë më të theksuara.
Sipas tyre, këto aktivitete ndërmerren me qëllim që të sigurohen dëshmi të ndryshme, në lidhje me të hyrat që realizohen nga ky sektor.
Bazuar në dëshmitë që krijohen gjatë këtyre aktiviteteve, si dhe bazuar në faktet e tjera të siguruara, ATK bën vlerësimin e obligimeve të këtij sektori.
Deri më tani nga aktivitetet e zhvilluara në teren janë inspektuar lokacione të ndryshme, tek veprimtarive të lartcekura, në qytete të ndryshme të Kosovës, ku edhe janë konstatuar parregullsi ose mos respektim i kërkesave të cilat dalin nga Legjislacioni Tatimor.
ATK thotë se raporti final lidhur me implementimin e planit sezonal do të publikohet gjatë muajit të ardhshëm.
“Menaxhmenti i ATK-së do të vazhdojë më përkushtim t’i zbatojë të gjitha dispozitat ligjore, në mënyrë që secili tatimpagues të deklarojë drejt pjesën që ju takon me ligj”, thuhet në njoftimin e ATK-së./indeksonline
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë