CH-Ballkani

Dasma tradicionale shqiptare dhe evolucioni i saj

Në të kaluarën për dasmat ekzistonin edhe normat e shkruara që duhej të respektoheshin bazuar në rite e rituale të ndryshme e që secili veprim kishte një simbolikë të veçantë. Por si duket e gjithë kjo sot?

Me fillimin e stinës së verës shohim edhe një rritje të dasmave dhe ahengjeve familjare. Kudo në trevat shqiptare vërehet kjo dukuri e rritjes së fluksit të organizimeve festive, e cila ndodh për arsye nga më të ndryshmet. Por në të kaluarën dasmat dhe në përgjithësi ahengjet familjare kishin një organizim pak më ndryshe nga ky i ditëve të sotme. Ekzistonin edhe normat e shkruara që duhej të respektoheshin bazuar në rite e rituale të ndryshme e që secili veprim kishte një simbolikë të veçantë. Në Kanunin e Lekë Dukagjinit libri lll flet për martesën dhe përfshin nga nyje 11 deri në 35, ku janë të specifikuar të gjitha etapat e procesit të martesës.

Fazat dhe karakteristikat e organizmit të dasmës tradicionale shqiptare janë:

  1. Faza përgatitore: në këtë fazë hyjnë të gjitha punët derisa të fillojë dasma, si konsultimet apo bërja dert me anëtarët e familjes, apo edhe më gjerë për organizimin e dasmës, vendin ku do të priten dasmorët, rregullimin e odës së krushqve, bajraktarin e dasmës e shumë persona tjerë që i kanë rolet e caktuara.
  2. Fillimi i dasmës: dita e kulaçit dhe fillimi i tëhollimit të petëve të gatimit shoqërohet më vallëzime para defit të një djali, sa për të ia filluar2C ikcini sit pak miell nga mielli i tëhollimit të petevë. Këtë rit e shoqëron bestytnia që nusja e ardhshme sipas besimit të tyre të lind djem. Kjo ditë shkon duke vallëzuar e kënduar hallat e bijat.
  3. Nata e dasmës: ardhja e dasmorëve, e miqve, dhe të ftuarve shënon fillimin e natës së dasmës në shtëpinë e dhëndrit.
  4. Dita e dasmës: dita kur merret nusja
  5. Përfundimi i dasmës: dita kur fillojnë të shpërndahen dasmorët pasi të kenë ngrënë drekë.

Organizimi i dasmës

Në traditën popullore shqiptare martesa ishte një zakon gëzimi, ku çifti arrinte pjekurinë për jetë, punë dhe trashëgim. Kalimi në fazën e pjekurisë për martesë apo ndryshe i quajtur iniciacioni I paraprinte fejesa si akt ceremonial, dhe që përcaktonte publikisht personat që do d%IBkkalonin në procesin e martesës – fillimin e jetës bashkëshortore. Fejesa si e tillë është e shumë e pasur me veprime e ceremoni rituale, disa nga to të trashëguara nga paganizmi e disa rite më të vona. Pas fejesës me ndamjen e vades fillonte edhe përgatitja për dasmë, përkatësisht me caktimin e ditës së marrjes së nuses fillonte puna. Një rëndësi të madhe kësaj dite i kushtonte si shtëpia e djalit po ashtu edhe e vajzës. Kjo ditë ishte e shënjuar dhe nuk lëvizte për arsye të shumta, por varësisht nga trevat dhe krahinat e ndryshme emërtimet e kësaj dite ndryshonin, disa nga to;janë “orok” “pjekje” “ndamja ditës” pastaj “ditë oroku” e kështu me radhë.

 

Për dallim nga tani stinë e preferuar e dasmave ishte vjeshta dhe pranvera, pasi edhe përfundonin punën e bujqësisë. Ditë të mbara konsideroheshin dita e hënë dhe dita e enjte dhe ishin të preferuara për ceremonitë e dasmës, përjashtim bënte martesa e “grave vejushka” që bëhej një ditë më herët ose një ditë më vonë se ditët e lartcekura. Nisja e krushqve caktohej për marrjen e nuses dhe nga të dy anët e familjes si të djalit edhe të vajzës fillonte përgatitja për dasmë. Organizimit të dasmës nga familja e djalit i kushtohet rëndësi më të madhe, fton të afërmit, fqinjët, fshatin dhe bënin planin e organizimit hap pas hapi. Një fjalë që populli thotë është “I zoti i dasmës bën harçin, kojshia hyzmetin”. Pastaj fillon ftuarja e miqve, përcaktohet një person “thirrësi” detyrë e të cilit është t’i ftojë miqtë. Dasma dikur fillonte një muaj para, ndërsa me kalimin e viteve numri i ditëve zbriti nga 5 deri në 3 ditë. Sjellja e druve në shtëpi ishte shenjë se fillonte dasma, me këtë punë solidarizoheshin fqinjët  si ndihmë për të zotin e shtëpisë. Me sjelljen e druve në shtëpi te gjinia femërore fillon rituali i “kulaçit të nuses” ku sipas zakonit brumin e tij e sit një fëmijë mashkull i shtëpisë. Përderisa në shtëpinë e djalit vazhdojnë përgatitjet e dasmës, edhe në shtëpinë e vajzës ndodh po e njëjta. Dasma që bëhej në shtëpinë e vajzës quhej kanagjeq, ka kohëzgjatje disa ditë dhe ndryshon dukshëm nga dasma në shtëpinë e djalit si për nga përmbajtja organizative ashtu edhe për nga atmosfera festive.

Ditët

Dita e parë – Vënia e shamisë dhe bërja e vajzës me vajë.

Kjo ditë është kur ia sjellin petkat e nusërisë vajzës që do të martohet. Diku ka mesdita vajzës nuse do ti vihet shamia, ku mblidhen gjithë gjinia femërore për ta bërë vajzën nuse më vaj. Ceremonia fillon me të ashtuquajturin ritin prishja e bistekut të flokëve.

Dita e dytë – Qitja e vajzës nëpër fqinjë dhe vizitat e të afërmve për t’ia uruar martesën vajzës.

Herët në mëngjes vajza që do të bëhet nuse e shoqëruar nga vajzat dhe bijat i vizitojnë fqinjët nëpër shtëpi dhe përshëndetet me ta duke qarë me zë të lartë E gjithë kjo përcjellët me këngë që këndohen nga grupi i vajzave dedikuar këtij rituali.

Dite e tpedë – Dita e grave, dita e çejzit dhe mbrëmja e vuarjes së kënasë.

Që në orët e mëngjesit ekspozohet çeizi i vajzës që ta shohin grat, vajzat, nuset e fshatit , pastaj në mbrëmje fillon vërja;ekënasë. Kanagjeqi është nata më e dhimbshme dhe emocionuese ku fillonte vaji i vajzës. Kjo natë është e mbushur plot elemente gëzimi e mallëngjimi, që vajza erdhi në moshë për të krijuar familjen e vet por njëkohësisht që po ndahet nga prindërit.

Dita e katërt – Dita e daljussë vajzës nga shtëpia e babës.

Dita kur vajza do të shkojë të burri, ku me mëngjes fillojnë punët për pritjen e miqve. Gjatë përcjelljes së vajzës, kur nusja hyn në qerre apo veturë vëllai apo një mashkull i familjes i bie butësisht me grusht në shpinë dhe e thërret në emër nusen tri herë, duke i derdhur ujë pas qerres , dhe me të dal qerrja nga oborri përfundon edhe kanagjeqi.

Dita e dasmës në shtëpinë e dhëndrit fillon me të zgjuar të dasmorëve, është dita kryesore e këtij gazmendi. Kerri i nuses bëhej gati para nisjes së krushqve për rrugë. Krushqit janë persona të zgjedhur, bajraktari iu printe krushqve. Nisja e krushqve bëhej me të shtëna armësh e me këngë, në shtëpinë e vajzës organizohej pritje nga ana e miqve, dhe sipas traditës i zoti i shtëpisë ia bën për hair vajzën  të zotit të dasmës. Pasi të vjen lajmi qe kerri i nuses është gati krushqit marrin rrugën e kthimit me zhurmën e të shtënave të armëve të cilat nuk i ndalojnë derisa ta kalojnë fshatin e nuses si shenjë ngadhënjimi.

 

Dallimi

Gjatë rrugës së kthimit të krushqve ekziston thyerja e rrugës si zakon. Arritja e nuses në shtëpi përcjellët me plot ceremoni, një grua e vjetër hedh mbi qerren e nuses drithë, sheqer, monedha. Nusja hapin e parë në shtëpi duhej ta bënte më këmben e djathtë, pastaj i sjellin një enë me sherbet dhe nusja tri herë radhazi lyen gishtërinjtë dhe prek derën e hyrjes. Vlen të përmenden edhe ceremonitë rreth hyrjes së dhëndrit në dhomë të nuses, heqja e duvakut, thyerja e kulaçit ditën e nesërme në mëngjes e shumë ceremoni tjera që me vlerat dhe rëndësinë e tyre pasurojnë trashëgiminë tonë kulturore e shpirtërore.

Dasma tradicionale dikur zgjaste me javë apo ditë të tëra, edhe numri i të ftuarve dhe shpenzimet ishin të mëdha për familjen. Sot janë të rralla dasmat e tilla të mëdha, më e zakonshmja është ajo e tipit ku dasma zgjat një natë, në mbrëmje bëhet martesa, ftohen mysafirët, numri i tyre ndryshon varësisht nga gjendja ekonomike e familjes dhe pas disa orëve përfundon  ahengu.

 

Por kemi edhe tipin e dasmave ku familjet për arsye nga më të ndryshmet, dhëndri dhe nusja ftojnë vetëm familjen e ngushtë dhe shoqërinë deri në një numër të caktuar 60-70 persona, shtrohet një banket i vogël për të ftuarit gjatë të cilit nusja me dhëndrin shijojnë atmosferën e përcjell me këngë e valle tradicionale por edhe moderne. Edhe pse vallet janë një traditë që i kanë mbijetuar kohëve për dallim nga shumë tradita tjera të mëhershme të cilat pothuajse janë zhdukur dhe kanë mbet vetëm reliktet e tyre. Ndryshimi i organizimit të dasmave dikur dhe sot vërehet dukshëm, ndoshta edhe për shkak të kushteve ekonomike, dikur dasmat zgjatnin një muaj apo javë të tëra, ndërsa tani janë reduktuar në net apo më saktë një natë, ku vërehet mungesa e tri karakteristikave themelore të dasmave tradicionale si Kulaqi apo nisja e dasmës në shtëpinë e djalit%2 Kan!gjgqi apo vënia e kënas në shtëpinë e vajzës si dhe dasma në shtëpinë e djalit apo pritja e mysafirëve.

Dekadave të fundit ndryshimet në ritin e fejesës, martesës dhe dasmës kanë qenë drastike, kjo ndoshta arsyetohet më difuzimin kulturor nga vendet fqinje evropiane. Janë harruar traditat e sponzorizimit të pajës nga ana e familjes së dhëndrit. Në dasmat tradicionale për pije dominonte rakia, tani më së shumti përdoret vera dhe birra. Pastaj ishte zakon që dhëndri nusen e priste në shtëpi, tani ai shkon ta marr vetë, madje ka raste kur është në rolin e shoferit. Në kohët e sotme pas përfundimit të ceremonisë të dasmës çifti shkojnë në muaj mjalti. Jemi dëshmitar të së sotmes se nga e kaluara kanë mbetur shumë pak rituale tradicionale. Evolucioni ka bërë të veten!

(*Autorja ka diplomuar në Fakultetin Filozofik-drejtimi etnologji dhe antropologji kulturore, si dhe punon në muzeun etnologjik në Prishtinë)

Fotot: Norik Uka