Koronavirusi: çast pas çasti
Dasma më e lirë e vitit 2020

Parashikimet nuk kishin qenë të sakta edhe pse ceremonia nuk do të ishte ndër më të shtrenjtat në botë, por në çdo rast ishte planifikuar një ditë e paharrueshme me DJ, grupe fotografike dhe argëtim për fëmijët.
“Kjo është historia e një çifti britanik”, shkruan today.it.
Por, pas bllokimit nga koronavirusi, gjithçka ndryshoi, transmeton ATSH, përcjell albinfo.ch.
Kështu që Chelsea Marie dhe Hayden Davies, të dashuruar që në shkollë, të vetëdijshëm se në kohën e koronavirusit nuk mund të kishin festime të mëdha dhe tubime, vendosën për një ceremoni më modeste, megjithatë përfunduan në titujt kryesorë të gazetave si një ndër dasmat më të lira në botë.
Ajo bleu fustanin e bardhë për vetëm 15 euro. Dhe darka e dasmës? E organizuar me produkte me ulje çmimesh.
Gjithçka filloi shumë mirë para ardhjes së Covid-19, kur Chelsea Marie dhe Hayden, me banim në Glastonbury në Angli, vendosën të martoheshin.
“Dasmat janë shumë të shtrenjta. Unë fola me disa njerëz që pranuan se kishin shpenzuar mbi 25 000 euro. Ne përfunduam duke shpenzuar vetëm 500”, theksoi çifti.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut Që nga dita e parë, nxënësve iu shpërndanë librat shkollorë, dhuratë nga Ministritë e Arsimit, të...
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
-
Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej
Jeta në Zvicër
-
Vinçi më i madh i Zvicrës po përdoret për rinovimin e urës Për restaurimin e këtij monumenti industrial po rinovohen individualisht tre elementë urë. Edhe ndërtimi i saj...
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Zvicër: Kërkohet që dyqanet e vetë-shërbimit të lejohen të qëndrojnë gjithmonë të hapura
-
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër nga prilli?
-
Një në 22 makina në Zvicër është elektrike