Lajme

Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë

Dasma e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut do të shfaqet fillimisht me datën 29 nëntor në Grac, ndërsa me datën 30 nëntor në Vjenë, raporton albinfo.at

Gjatë muajve të verës në kishën e Shën Mërisë, në Vaun e Dejës, në Shqipëri, ku mendohet se 573 vjet më parë mund të jetë celebruar martesa e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeu me Donika Arianitin, ishte inskenuar dasma e tyre.

Ky aktivitet kulturor dhe historikë kishte mbledhur me dhjetëra dasmorë, të cilit pritën ardhjen e Gjergj Kastriotit dhe Donikës.

Pas suksesit që kishte në Shqipëri, krushqit e dasmës së kryeheroit tonë, pikërisht në Nëntorin e Pavarësisë, nisin rrugëtimin për të takuar bashkatdhetarët tanë në Austri.

Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut do të shfaqet fillimisht më 29 nëntor në Grac, ndërsa më 30 nëntor në Vjenë, raporton albinfo.at.

Organizatori i këtij aktiviteti për Austri, Niq Krasniqi, ka ftuar bashkatdhetarët tanë në Austri që të bashkohen në vallen e dasmës gjithëshqiptare.

“Krushqit e dasmës së madhe të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në Nëntorin e Pavarësisë, nisin rrugëtimin për të takuar e mbledhur bashkatdhetarët në kryeqendrat evropiane.

Bashkohuni edhe ju në vallen e dasmës gjithëshqiptare”, ka shkruar ai në një postim informues në rrjetet sociale, përcjell albinfo.at.

 

Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në Grac

Ora: 19

Adresa: Kulturhaus Gratkorn Bahnhofstraße 2, 8101 Gratkorn

 

Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Vjenë

Ora: 17:30

Adresa: Kursalon Wien, Johannesgasse 33, 1010 Wien