Kosova
DASH “paralajmëron” Kosovën e Serbinë: S’keni rrugë tjetër veç dialogut!
Departamenti Amerikan i Shtetit nuk sheh rrugë tjetër përpara për Kosovën e Serbinë përveç dialogut, përcjell albinfo.ch.
E ardhmja e të dy vendeve është në institucionet e Bashkimit Europian, tha një zëdhënës i DASH për REL. I kontaktuar të komentonte mbi kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për Kosovën, zëdhënësi tha se SHBA-ja “vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rrugë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe produktive ndërmjet dy vendeve”.
Gjatë fjalimit të tij të shumëtrumpetuar javën që shkoi, Vuçiç kërkoi riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, përfshirë kthimin e tyre në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun, kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës. Komunat në këtë zonë të banuar me shumicë serbe, aktualisht, udhëhiqen nga shqiptarë, pasi banorët lokalë i bojkotuan zgjedhjet.
Kryetarët serbë, ashtu si edhe zyrtarë të tjerë të komunitetit në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022, kur tensionet ishin të larta për shkak të vendimit të Prishtinës zyrtare për të zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka bërë deri tani ndonjë koment mbi kërkesat e Vuçiçit, por kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, i cilësoi ato si antikushtetuese.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit i drejtoi gjithashtu një apel Kosovës dhe Serbisë që “të frenohen nga retorika e mëtejshme përshkallëzuese, veprimet e pakoordinuara apo aktet legjislative që bien ndesh me normalizimin e marrëdhënieve të tyre ose që rrezikojnë stabilitetin dhe sigurinë”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik