CH-Ballkani
DASH: Kosova e ngathët në luftën kundër trafikimit me njerëz
Qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit me njerëz, por po bën përpjekje të rëndësishme në këtë drejtim, thotë DASH në raportin vjetor
Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin vjetor për trafikimin e qenieve njerëzore, thotë se Qeveria e Kosovës nuk i ka përmbushur të gjitha standardet e kërkuara për të luftuar trafikimin me njerëz. Raporti thekson se Qeveria e Kosovës, krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese, ka identifikuar më shumë viktima dhe ka ndjekur dhe dënuar më shumë trafikues.
“Qeveria identifikoi 36 viktima të trafikimit, krahasuar me 28 në vitin 2015”, thuhet në raport, citon REL.
“Zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë kryer hetime proaktive, përfshirë hetime të përbashkëta me Inspektoratin e Punës”, thekson raporti. Megjithatë, vijon ai, gjykatësit kanë shqiptuar dënime të buta për trafikuesit dhe prokurorët kanë vazhduar t’i degradojnë rastet e trafikimit në krime më të vogla.
“Siç është raportuar gjatë pesë vjetëve të kaluar, Kosova është burim dhe vend destinacioni për burra, gra dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar. Trafikantët i rekrutojnë viktimat me premtime të rreme për martesë ose oferta pune në kafene, klube nate dhe restorante”, thuhet po ashtu në raport.
Departamenti amerikan i Shtetit thekson në raport se shumica e viktimave të trafikimit seksual në Kosovë janë vajza.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik