Kosova

Darka që u servohet të sëmurëve në spitalet e Kosovës

"Binduni, se bukë ma shumë se në QKUK, askund nuk gjuhet!"

Disa rriska bukë, pak djathë, një jogurt e një vezë, është darka e zakonshme që u servohet pacientëve nëpër spitalet e Kosovës.

E këtë darkë e ka pubikuar aktori i njohur kosovar Çun Lajçi, i cili po vazhdon trajtimin shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Albinfo.ch.

Postimi i tij i plotë:

Reparti i Pulmologjisë

Darka

Por edhe bekimi im:

– Mirë asht, mos u ankoni, veç lutuni: Shtoje Zot edhe nji kokërr ve, n’orën 22, se nata bahet e gjatë!

Nana e Azem Galicës kishte me thanë: Krejt Çetën Azemi e kishte kalua me ket darkë!

P.S

Binduni, se bukë ma shumë se në QKUK, kund nuk gjuhet!

E pra asht pak, por edhe kjo pak gjuhet n’kanta bërllogu!

Pse?

Spital, 18.05.2021