Muzikë

Darkë Gala dhe Koncert me violinistin e mirënjohur Shkelzen Doli dhe Ansamblin e tij nga Vjena “Philharmonic Ensemble”

Në jubileun e kompanisë që drejton, "Prima Pflege GmbH", Merita Pinta, organizon një darkë gala dhe koncert ekskluziv

Është një rast unik! Ansambli i Filarmonisë, i përbërë ekskluzivisht nga anëtarë të Filarmonisë me famë botërore, të Vjenës, do të jetë mysafir të shtunën më 10 dhjetor 2022 në sallën e koncerteve në Qendrën e Kongreseve Trafo në Baden.

Të kujtojmë, këtë ansambël bën e udhëheq violinisti i famshën shqiptar, Shkelzen Doli.

Kjo mbrëmje është një “domosdo” për të gjithë miqtë e filarmonistëve të Vjenës, thuhet në ftesë, transmeton albinfo.ch. Ansambli prej 13 personash luan pjesë nga kompozitorët e mëdhenj si: Johann Strauss (babë e bir), Brahms, Lehár dhe Delibes në dy intervale 45-minutëshe.

Në mes të pikave muzikore drejtori i kuzhinës Martin Liefeith dhe ekipi i tij do t’ju kënaqin me kulmet e tyre kulinarike.

Mikpritëse e mbrëmjes është Merita Pinta, Drejtore Menaxhuese Prima Pflege GmbH. Ajo do të mbajë edhe një fjalë mikpritjeje për mysafirët.

Kjo mbrëmje është bërë e mundur falë manifestimit të përvjetorit të Prima Pflege GmbH. Mbahet me një numër të kufizuar biletash në shitje publike.

Drejtor muzikor është Shkelzen Doli ndërsa dirigjent është Dr Thomas Szucs.

Menaxher, kulinari: Martin Liefeith, Drejtor i Kulinarisë, Qendra e Kongresit Trafo Baden.
Biletat duhet të sigurohen vetëm paraprakisht, pa arkë: LINKU

Në çmimin e biletës përfshihen: aperitivi, darka gala me 4 pjata, verë dhe pije joalkoolike, përfshirë kafen dhe sigurisht koncertin.

Kodi i veshjes: Formal

Vendi: Trafo Baden │The Swiss Event Village, Brown Boveri Platz 1, 5400 Baden 
Koha: E shtunë 10 dhjetor 2022, nga 18:00 – 23:30