Sport
Dardania teston lojtarët ndaj Ilirisë para fazës përgatitore në Shqipëri
Dardania e Baselit e ka shënuar fitore ndaj Ilirisë së Solothurnit në një përballje testuese me 5-3. Rezultati ka qenë në plan të dytë pasi që të dyja skuadrat i kanë testuar lojtarët e rinj para se të filllojnë pjesën e dytë të kampionatit. FC Iliria që ka pasur një sezon të hidhur vjeshtor, e pret një punë e vështirë për mbijetesë në ligën e dytë ndër-regjionale.
FC Dardania e Baselit ka zhvilluar të dielën në Basel një ndeshje testuese me ekipin shqiptar të Solothurnit, FC Ilirinë.
Ndeshja vëllazërore mes dy skuadrave shqiptare në Zvicër ka përfunduar me rezultat 5-3 në të mirë të ekipit mikpritës.
Dyja skuadrat po bëjnë parapërgatitjet për sezonin pranveror duke testuar lojtarët e rinj dhe formën e ekipit.
FC Dardania është aktualisht pjesë e ligës së dytë regjionale në pozitën e gjashtë me 21 pikë të tubuara. Përderisa ekipi vëllazëror i tyre, FC Iliria është e fundit me vetëm shtatë pikë në ligën e dytë ndërregjionale. Shqiponjat ilire i pret këtë pranverë një sezon shumë i vështirë, pasiqë ata duhet të sigurojnë mbijetesën në këtë ligë të sapongjitur.
Trajneri i ri FC Ilirisë, Xhevdet Dullaj, tha për abinfo.ch se tani është në fazën tetuese të lojtarëve dhe rezultati nuk ka rëndësi. „Ne duam të tregojmë lojë të mirë dhe rezultate në ndeshjet të vlefshme për pikë pasi që aty duhet të jemi shumë të kujdesshëm që mos të pësojmë“. Ndryshe ai është i kënaqur me lojën dhe mundësinë që ka pasur për t’i testuar lojtarët e rinj në një fushë me bari sintetik e mbërthyer nga shiu e i ftohti dimëror.
Përgatitjet intensive para se të filloj kampionati pranveror, shqiponjat ilire do ti bëjnë në Spanjë, sepse, siç shprehen drejtuesit e klubit, atje kushtet për stërvitje janë më të mira se dimri i ftohet në Zvicër.
Për lojën e dardanëve të Baselit që furnizohet shpesh edhe me lojtarë të rinj që kanë luajtur edhe në grupmoshat e të rinjëve të Baselit, u shpreh trajneri dhe menaxheri i klubit, Enver Hajdari, i cili tha të jetë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve ndonëse rezultati për ta, nuk ka qenë në rend të parë.
Ndryshe FC Dardania përgatitjet dimërore i preferon më shumë në Kosovë e Shqipëri.
„Kemi bërë dy vite përgatitjet në Kosovë dhe jemi ndarë shumë të kënaqur“, thotë Hajdari. „Sivjet do të shkojmë në Shqipëri dhe rezervimin e kemi në të njejtin hotel ku grumbullohet kombëtarja jonë, në kompleksin turistike, Tropikal Resort“.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?