Lajme
“Dardania” nga Winterthuri i ndërton shtëpinë familjes në nevojë
Aksioni humanitar i SH.K.A. „Dardania" kurorëzohet me fillimin e ndërtimit të shtëpisë për familjen Spahiu nga Sedllari i Kamenicës
Javën që shkoi familja e Shaban Spahiut mori lajmin se përfituese e ndihmës humanitare organizuar nga SH.K.A ” DARDANIA” e Winterthurit të Zvicrës, do të jetë pikërisht kjo familje me kushte tejet të rënda ekonomike dhe sociale.
Familja Spahiu deri para dy muajsh kishte jetuar në fshatin Sedllar në brezin kufitar me Serbinë, në Komunën e Kamenicës, përveç në kushte të rënda edhe në një vetmi të pa përshkrueshme. Gjendja në të cilën jetonte familja, bora e madhe që ra sivjet dhe nga pamundësia për ta ndihmua në fshatin Sedllar kishin shtyrë Entin Social të Komunës së Kamenicës që ta zhvendoste atë në fshatin Rogoçicë. Këtu e kishin strehuar përkohësisht në një familje të këtij fshati, me kushte të kufizuara për jetesë, të një shtëpie të braktisur kaherë.
Përfaqësuesit e SH.K.A “Dardania” në bazë të vizitave që kishin bërë edhe më heret, në listë e kishin pasur edhe familjen e Shaban Spahiut, por vetëm tani kishin arritur ta vizitonin, dhe pas shtatë familjeve që kishin vizituar kishin marrë vendim që përfituese e këtij donacioni të jetë pikërisht familja e Shaban Spahiut nga Sedllari.
Babë e bir fillojnë themelet e shtëpisë së re
Kjo familje me dy fëmijë të vegjël, Shpejtimin dhe Shqiprimen e vogël që nuk kishin perspektivë në ato kushte dhe largësi të madhe nga qendrat urbane, ku nuk funksionojnë as shkolla as ambulanca e as rruga. Po kështu edhe izolimi në të cilin jetonte familja, pa asnjë bashkëfshatar në largësi prej dy-tri orësh, bëri që të vendosej për këtë familje.
Duhet thënë se kryefamiljari vuan nga një sëmundje psikike, dhe nuk është i aftë të mbajë familje, pa mbështetjen e shoqërisë. Nisur nga këto rrethana, kryesia e kësaj shoqërie vendosi unanimisht ti ndihmohet kësaj familje me ndërtimin e shtëpisë së re në fshatin Shipashnicë e Poshtëme, po ashtu në Komunën e Kamenicës.
Pasi mori kontaktin me ndërtuesit e mundshëm „Dardania” vendosi që ti fillojë punimet me shoqatën humanitare “Feniks” nga Ferizaj, që shtëpia t`i ndërtohet deri në fund të prillit.
Ashtu si u premtua ashtu edhe ndodhi, makineria e ndërtimit tashmë kishin dalë në vend të ngjarjes dhe po vërehej një gjallëri. Punimet kishin filluar.
Pikërisht në ora 11:00 filluan punimet dhe nën pranin e shumë fshatarëve dhe përfaqësuesëve të mediave si RTK-ja e cila ka qenë edhe sponsore mediatike e kësaj nisme, dhe ka përkrahur SH.K.A ” DARDANIA” në tri koncertet humanitare për grumbullimin e mjeteve financiare me të vetmin qëllim zbutjen e varëfërisë në Kosovë.
Ishin po ashtu edhe strukturat e Entin Social të Komunës së Kamenicës, në krye me drejtorin e saj, Naser Vokshi, mandej përfaqësuesit e SH.H ” Feniks”, përfaqësuesit e fshatit si dhe imami i xhamisë së fshatit, i cili bëri edhe lutjen dhe bekimin e këtij aksioni.
Gurthemelin e kësaj shtëpie në emër të SH.K.A ” DARDANIA” e vuri kryetari Shefqet Cakolli, i cili në fjalën e tij të rastit tha: “Sot në ditën e dytë të pranverës, në këtë ditë të bukur po fillojmë ndërtimin e kësaj shtëpie për familjen Spahiu, dhe jemi shumë të lumtur, ndoshta edhe më të gëzuar se vetë përfituesit e këtij donacioni të shoqërisë sonë, sepse rastet e tilla janë prekëse dhe ne nuk mund të rrimë duarkryq duke i shikua vuajtjet dhe skamjet e të tjerëve”.
Fjalën e mori edhe ndërtuesi, shoqata humanitare ” Feniks”, gjegjësisht kryetari i kësaj shoqate Milaim Jashari, i cili përgëzoj shoqërinë për iniciativën dhe përzgjedhjen e kësaj familje. Ai remtoi se punët do të kryhen në afatin më të shkurtër.
Dorëzimi i kësaj shtëpije pritet të bëhet më 02 ose 03 maj, varësisht prej kohës, ku të pranishëm do të jenë gjithë anëtarët e shoqërisë dhe donatorët e këtij aksioni.
SH.K.A ” DARDANIA” më 31 mars vazhdon koncertin e radhës në Mehrzweckhalle, Wismetstrasse 2, 8872 Weesen të Kantonit të Glarusit, për grumbullimin e mëtutjeshëm të mjeteve për këtë qëllim, njofton SH.K.A. “Dardania” nga Winterthuri.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?