Integrimi
Dardania e Lozanës rikthehet në Ligën e Dytë
FC Stade Payerne - FC Dardania Lausanne 1: 0 (rezultati i dy takimeve 2:4). Dardania, sërish në Ligën e dytë interkantonale
Klubi futbollistik shqiptar “Dardania” nga Lozana, pas një kohe u rikthye në ligën e dytë interkantonale, (ose e katërta në nivel të Zvicrës) aty ku kishte qenë para disa viteve.
Këtë e arriti pas ndeshjes së dytë të barazhit. Në ndeshjen e parë skuadra shqiptare fitoi me rezultat 4 :1 kurse në ndeshjen e dytë ajo pësoi humbje me rezultat 1 : 0. Kështu, pas dy ndeshjeve rezultati përfundimtar është 4 : 2 në të mirë të skuadrës shqiptare, rezultat ky që asaj i mundësoi ngjitjen një kategori më lartë.
Edhe ndeshja e dytë u zhvillua në një atmosferë futbollistike shqiptare ku për nga numri mbizotëronin shikuesit shqiptarë. Në këtë ndeshje dominuan futbollistë e Dardanisë por topi nuk donte kurrsesi të futej në rrjetën kundërshtare. Dhe siç ndodh çdo herë ne futboll, kur nuk shënon, pëson. Kështu, në minutat e fundit vendësit shënuan një herë. Por, për fatin e Dardanisë, kjo nuk iu mjaftoi atyre që të kualifikohen.
Pas ndeshjes, shumë shikues dhe futbollistë të FC Dardania festuan së bashku kualifikimin për një ligë më lartë. FC Dardania u paraqit me këtë përbërje: Niederhauser, Elshani, Borisov, Iseni, Vladimirov, Mendo, Diogo, Morina, Bajrami, Berisha, Demiri, Aleksandrov, Xheladini, Ibrahimi.
Gjatë këtij sezoni FC Dardania pos me skuadrën e parë zhvilloi gara edhe me pesë skuadra tjera. Skuadra e dytë e cila bën gara në ligën e katërt kantonale, në fund të kampionatit u rendit e shtata.
Sukses të veçantë ka arritur skuadra e juniorëve B. Ajo, në kuadër të grupit të saj në ligën kantonale ishte e pa konkurrencë, duke arritur që për një sezon, nga shtatë lojë të nxjerrë po aq fitore. Ajo ka shënuar 58 gola dhe ka pësuar vetëm 6 dhe duke tubuar 21 pikë, me çka është shpallur kampione e grupit.
Skuadra e radhës është ajo e juniorëve D9. Në 9 ndeshje juniorët kanë tubuar 22 pikë, me 7 fitore,1 barazim e 1 humbje. Kanë shënuar 42 dhe ka pësuar 21 gola. Skuadra gjendet ne pozitën e parë me një pikë më shumë se e dyta. Ka mbetur edhe një xhiro të zhvillohet dhe skuadra jonë ka gjasa reale të shpallet kampione në këtë ligë.
Pastaj vjen skuadra e juniorëve D7. Kjo skuadër në 10 ndeshje ka tubuar 23 pikë duke shënuar 7 fitore, 2 barazime e 1 humbje. Ajo ka realizuar 71 gola dhe ka pësuar 38. Skuadra u shpall nënkampione e ligës.
Në radhë vjen skuadra e seniorëve elitë. Në ligën ku bëjnë pjesë 10 skuadra, skuadra jonë momentalisht renditet e dyta me 37 pikë nga 16 ndeshje me 11 fitore, 4 barazime e 1 humbje. Ka realizuar 70 gola dhe pësuar 35. Skuadra jonë ka edhe dy ndeshje të pa zhvilluara ndërsa ajo që mban vendin e parë i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet dhe ka vetëm dy pikë më shumë. Pra seinorëve tanë u nevojitet t`i tubojnë më tepër se dy pikë ne mënyrë që të shpallen edhe ata kampionë të ligës, gjë që sipas të gjitha gjasave do t’ia arrijnë.
Kështu, bazuar në rezultatet e të gjithave skuadrave të FC. Dardania nga Lozana mund të konstatojmë se këtë kampionat klubi shqiptar ishte klubi më i suksesshëm në kantonin Vaud.
E tëra kjo u arrit falë punës së të gjithëve ne klub. Falë përkushtimit dhe punës së të gjithë lojtarëve, të të gjitha skuadrave. Meritë kanë edhe trajnerët e skuadrave si Da Cruz Paulo, Driton Kqira, Fatmir Berisha, Viktor Diego, Zejadin Ljuta dhe Fatmir Ukshini.
Po ashtu meritë të veçantë ka edhe kryesia e klubit me kryetarin Nuki John, nënkryetarin Teki Sadiku dhe anëtarët si Gëzim Çardaku,Mehmet Idrizi, Setmer Selmani e të tjerë. Sigurisht të merituar për sukseset e klubit janë sidomos sponsorët dhe shikuesit e shumtë të cilët i përcollën skuadrat në çdo ndeshje.
S. Selmani
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës