Futboll

Dardanët pësojnë në Hungari

Kosova u mposht 2-0 nga Hungaria në “Puskas Arena”, në miqësoren e dytë me Franco Fodën në bankinë.

Dardanët dominuan fraksionin e parë të sfidës, por nuk arritën të shënonin. Edon Zhegrova ra në sy për përfaqësuesen shqiptare.

E dyta foli për vendasit, të cilët shënuan dy herë me anë të kapitenit Dominic Szoboszlai dhe Zsolt Nagy. Gola që i dhuruan fitoren ekipit të Rosit, transmeton albinfo.ch.