Futboll

Dardanët nisen për në Belfast

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot paradite për në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, ku të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e parafundit në kuadër të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, përcjell albinfo.ch.

Dardanët nën drejtimin e përzgjedhësit Alain Giresse janë përgatitur për këtë ndeshje që nga dita e hënë, teksa sot pasdite në orën 17.30 sipas kohës lokale në Belfast do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes.