Futboll

Dardanët nisen për Austri

Futbollistët e Kosovës të premten do të luajnë miqësore me Maltën në Austri

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot për në Austri, ku nesër në Klagenfurt do ta zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore të këtij muaji kundër Maltës.

Për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër San Marinos me ekipin nuk ka udhëtuar Lorik Emini, njofton FFK, përcjell albinfo.ch.

Ndërkaq, me leje të përzgjedhësit Challandes nga grumbullimi janë liruar Vedat Muriqi dhe Samir Ujkani. Dardanët pasditen e sotme do ta zhvillojnë stërvitjen në Klagenfurt, ndërkohë ndeshja me Maltën luhet të premten në orën 18:00.

Kosova fitoi miqësoren e parë të qershorit ndaj San Marinos me rezultat 4:1, ku katër golat i shënoi Vedat Muriqi.