Lajme
Dardanët ndriçojnë edhe pa reflektorë në Shkup
Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut për gjysmëfinalen e “play-off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian, shkruan Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), transmeton Albinfo.ch
Dardanët kanë zbritur në fushën e stadiumit “Tose Proeski” në orën 18:00, aty ku nesër synojnë të shkojnë një hap tutje në synimin për të arritur suksesin historik.
Ndonëse organizatori bëri një lëshim jo të vogël, duke vonuar ndezjen e reflektorëve për pjesën më të madhe të stërvitjes, megjithatë Dardanët ndriçuan në fushën e lojës me plotë entuziazëm, vullnet e përkushtim në punë, por edhe me besim se nuk do të lëshojnë nga duart këtë mundësi të madhe për të kaluar në finalen e “play-off”-it, teksa afër si zakonisht po qëndrojnë edhe drejtuesit e FFK-së, me presidentin Agim Ademi, i cili vazhdimisht u jep motiv e kurajë futbollistëve për ndeshjen më të rëndësishme deri më tash pas pranimit në UEFA e FIFA, përcjell tutje Albinfo.ch.
Para stërvitjes në konferencë për media u paraqitën përzgjedhësi Bernard Challandes dhe sulmuesi Atdhe Nuhiu, të cilët ndonëse e vlerësuan rivalin e nesërm si ekip cilësor, u shprehën optimistë për kalimin e kësaj pengese dhe prerjen e biletës për finalen e madhe.
“Para 4 vitesh ka qenë e vështirë të paramendohet se do të jemi këtu. Kur jemi pranuar në UEFA e kemi pas një ëndërr dhe e kemi ditë se çfarë kualiteti kemi. Gjatë këtyre viteve jemi rritur vazhdimisht dhe me vetëbesimin tonë kemi arritur deri këtu. Nëse do më kishin pyetur para katër viteve, normalisht që s’do ta kisha parashikuar kurrë se do të arrinin kaq afër Evropianit”, ka theksuar Atdhe Nuhiu.
Ai tutje ka thënë se çdo ekipit do t’i mungonin lojtarët e tillë si Rashica, Muriqi e Rrahmani, por është shprehur i bindur se djemtë e tjerë do ta japin maksimumin dhe do të arrijnë suksesin e shumëpritur.
Ndërkaq, përzgjedhësi Challandes ka thënë se Kosova nuk është në situatën më perfekte, por e ka dëshmuar edhe në të kaluarën se di t’i përballojë edhe situatat e tilla.
“Unë e kam plotësisht të qartë se me çfarë situate përballemi, por në të njëjtën kohë e shoh se kemi mundësi për të arritur diçka të madhe si ekip. Tani ka ardhur koha për të realizuar atë që duam”, ka thënë Challandes.
Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë zhvillohet të enjten në orën 20:45. Skuadra që fiton do të kualifikohet në finale të ‘play-off’-it dhe në nëntor do të luajë me fituesin e ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra