Futboll
Dardanët me mungesa, por duan fitore
Ismajl Beka, Shkëlqim Vladi dhe Leart Paqarada, mungesa e të cilëve është e konfirmuar, derisa sa i përket Edon Zhegrovës mbetet të shihet se si do të rezultojnë testet e fundit mjekësore
Andorra dhe Kosova do të përballen në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024, shkruan albinfo.ch.
E situata në prag të ndeshjes me Andorrën për Dardanët nuk është e mirë, duke pasur parasysh faktin se tre lojtarë që ishin pjesë e listës janë lënduar në ndeshjen e fundjavës me ekipet e tyre: Ismajl Beka, Shkëlqim Vladi dhe Leart Paqarada, mungesa e të cilëve është e konfirmuar, derisa sa i përket Edon Zhegrovës mbetet të shihet se si do të rezultojnë testet e fundit mjekësore.
“Në këtë situatë në të cilën jemi aktualisht pothuajse kemi një ekip të ri, ngase kemi shumë mungesa. Andorra është ekip goxha i vështirë për të luajtur, ngase luan mbrojtje shumë të ngjeshur dhe është e vështirë t’i shënosh gol. Andorra luajti 0:0 me Bjellorusinë, 1:1 me ne, Zvicra ka fituar 2:1, ndërsa me Izraelin deri në minutën e 70-të ishte 1:1. Mirëpo, në futboll asnjëherë nuk e dimë çfarë mund të ndodhë. Për mua është e rëndësishme që futbollistët nga Superliga e Kosovës dhe ata të cilët nuk kanë pasur mundësi të luajnë shumë deri më tash të tregojnë lojë të mirë, sepse kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e këtij ekipi”, ka thënë përzgjedhësi Gliha.
I pyetur rreth rastit në ndeshjen e fundit kundër Rumanisë me Zhegrovën, Gliha ka thënë se ai ishte i veçantë. “Me Rumaninë ka qenë një situatë speciale, ku të gjithë ishin të drejtuar kah gjyqtari dhe delegati pas asaj që ndodhi. Nuk ishte aspak ndeshje e lehtë në aspektin emocional, nëntë kartonë të verdhë dhe një të kuq. Unë jam përpjekur për t’i qetësuar lojtarët që mos të marrin ndonjë karton tjetër. E kam tërhequr Zhegrovën për ta motivuar dhe i kam thënë shko përpara shëno tre gola dhe kundërpërgjigju tifozëve dhe ambientit të tillë agresivë”, ka shtuar Gliha.
Ai ka thënë se për shkak të mungesave të shumta, do të mundohen të adaptohen me sistemin e lojës dhe t’u japin më shumë hapësirë lojtarëve që nuk kanë luajtur aq shumë deri tash.
Trajneri e mbylli konferencën me shprehjen e besimit në ekipin e tij dhe shpresën për një rezultat të favorshëm në ndeshjen me Andorrën, e cila zhvillohet të enjten në Andorra la Villa.
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Në këtë atmosferë festive, ku luksi takon traditën dhe humanizmin, Krishtlindjet në familjen e Anton Nikollës...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch Më 30 nëntor redaksia e platformës mediale albinfo.ch, në një solemnitet të organizuar për fund të...
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane