Fotolajmi

Danimarka rikthen kontrollin në kufirin me Gjermaninë

Danimarka po përgatitet të vendosë kontrollin në kufirin me Gjermaninë, sipas rregullave të zonës Shengen, raportojnë agjencitë e lajmeve. Ministri i Punëve të Jashtme i Danimarkës, Christian Jensen, e ka informuar homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Me futjen e  kontrollit të kufirit, Kopenhaga ka për qëllim të ndalojë emigracionin e paligjshëm dhe kontrabandës.
Në vitin 2011 Danimarka kishte aplikuar kontrollin kufitar duke kontrolluar vetëm makinat, por jo pasaportat.

Gjykata e Lartë Administrative në Francë kishte vlerësuar se kontrolli i përforcuar nga Parisi në kufirin me Italinë nuk është në kundërshtim me ligjin lokal dhe nuk e ka shkelur Marrëveshjen e Shengenit.

Që nga mesi i qershorit autoritetet franceze po shtrëngojnë kontrollin e kufirit me Italinë që të ndërpritet fluksi i refugjatëve nga Afrika. Gjyqtarët kanë marrë një vendim të këtillë si përgjigje ndaj një ankese të paraqitur nga tri organizatat për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve.

BE-ja ka nevojë për një plan 25-vjeçar për t’u marrë me krizën e refugjatëve, thotë raportuesi i posaçëm i OKB-së për të drejtat e emigrantëve, François Tyl, i cituar nga gazeta “The Guardian”.