Bota
Danimarka ndalon ferexhenë në vendet publike
Danimarka është shteti i radhës i Bashkimit Europian që ndalon ferexhenë në vendet publike. Pas ndalimit të saj në Francë (2011), Belgjikë (2011/12) Austri (2017) dhe në disa kantone zvicerane, me 75 vota pro dhe 30 kundër parlameni danez i dha dritë jeshile ndalimit të burkës.
Ligji do futet në fuqi nga 1 gushti dhe në rast se nuk zbatohet parashihen gjoba prej 1.000 krona, rreth 157 dollarë, ndërsa në rast përsëritjeje gjobat do të dhjetëfishohen.
Teksti i legjislacionit të ri nuk përmend në mënyrë specifike femrat myslimane, por thekson se “kushdo që vesh një mbulesë që fsheh fytyrën në ambiente publike do të ndëshkohet me gjobë”.
“Amnesty International” e ka përshkruar votimin në Danimarkë si një “shkelje diskriminuese e të drejtave të grave”.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?