Kosova
Danimarka do t’i trajnojë oficerët kosovarë të burgjeve
Në gjysmën e parë të vitit 2025, sistemit të stërngarkuar të burgjeve daneze do t’i bashkohet një grup zyrtarësh të burgjeve nga Kosova.
20 deri në 25 oficerë të burgjeve të Kosovës do të marrin pjesë në një projekt pilot për trajnime të mëtejshme në Danimarkë si pjesë e marrëveshjes ndërmjet Danimarkës dhe Kosovës për dhënien me qira të një burgu për 300 persona.
Këtë e konfirmon ministri danez i Drejtësisë, Peter Hummelgaard për median daneze “Ritzau” në një përgjigje me shkrim.
“Me edukimin e vazhdueshëm, po hedhim një hap tjetër të rëndësishëm në punën që burgu në Kosovë të jetë gati për pranimin e kriminelëve të dënuar me dëbim nga Danimarka”, thotë Hummelgaard, transmeton Klankosova, përcjell Albinfo.ch.
Nga përgjigja e ministrit nuk është e qartë se në cilin burg apo burgje do të punojnë oficerët e Kosovës.
Megjithatë, për zëdhënësen ligjore të Konservatorëve në Danimarkë, Mai Mercado, e cila në maj propozoi sjelljen e rojeve të burgut nga Kosova në Danimarkë, ka kuptim që do të jetë në burgun Ringe në Funen. Në këtë hapësirë vuajnë dënimin sot të dënuarit me dëbim.
Ajo thotë se nuk është një “situatë e dëshirueshme” që Danimarka të ketë tani oficerë burgjesh nga një vend tjetër.
“Ne do të dëshironim që të mund të rekrutojmë vetë rojet e burgut, por jemi thjesht në një situatë ku nuk mundemi”, tha Mercado.
Pas disa vitesh vonesë, Kosova ratifikoi marrëveshjen e burgjeve me Danimarkën në maj të këtij viti.
Hapi tjetër tani është rindërtimi i burgut të Gjilanit për kushtet daneze. Ministria e Drejtësisë e Danimarkës pret që të dëbuarit e parë të mund të fillojnë të vuajnë dënimin në burg në vjeshtën e vitit 2026.
Fillimisht, plani ishte që burgu të ishte gati për vuajtjen e dënimit në fillim të vitit 2023.
Ministri Hummelgaard u raportua se të mërkurën do të qëndrojë në Kosovë për të vizituar burgun e Gjilanit si dhe të takohet me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Me vizitën shënojmë se projekti, pas miratimit të traktatit në Kosovë, po hyn në një fazë të re dhe të rëndësishme”, tha ai.
“Në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Kosovës, tani duhet të përshpejtojmë rindërtimin e burgut në mënyrë që ai të jetë gati për të strehuar kriminelët e dënuar me dëbim nga Danimarka”, thotë Hummelgaard./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
A po ofron një fshat zviceran të paguajë mijëra franga për t’u shpërngulur atje? Aktualisht nuk ka asnjë informacion në faqen zyrtare të fshatit për të treguar nëse oferta është...
-
Deputeti kërkon që të moshuarit të paguajnë prime më të larta të sigurimit shëndetësor
-
Zvicër: Hyjnë në fuqi rregullat e reja miqësore për klientët për peshimin e frutave dhe perimeve
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë