Integrimi
Danimarka ashpërson kriteret për emigrantët
Të huajt që pas dy vite qëndrimi nuk kanë gjetur punë me pagë vjetore që kalon 315 mijë korona (51400 franga) duhet të lëshojnë vendin
Për të penguar që “emigrantët me diploma universiteti të përfundojnë si taksistë”, Qeveria e Danimarkës planifikon të ashpërsojë kriteret për programin e Kartës së Gjelbër (Greencard-Programm). Sot, ministrat kompetentë kanë prezantuar planet e tyre në këtë drejtim.
Mes tjerash këto plane parashohin që personat nga vendet e treta që kanë fituar “Greencard”-ën dhe që pas dy vite qëndrimi në Danimarkë nuk kanë gjetur punë me pagë vjetore që kalon 315 mijë korona (51400 franga) duhet të lëshojnë vendin. Me këtë rregullim të ri dëshirohet të parandalohet që emigrantët me kualifikime të larta të kryejnë punë që paguhen pak.
“Në rregulloren me Greencard deri më tash ka pasur fare pak persona me fat” ka thënë ministrja e punës, Mette Fredriksen. “Ka një numër prej tyre që kanë fituar shansin për të gjetur një punë në Danimarkë për të cilën janë të kualifikuar. Por të tjerët përfundojnë në punën në të zezë ose gjejnë punë të cilat mund t`i kryejnë edhe danezët”, transmetojnë agjencitë dpa dhe sda.
Gjatë vitit 2012 Danimarka ka dhënë gjithsej 1220 Greencard-a, shumicën prej të cilave i kanë fituar njerëzit nga Pakistani, Irani, India, Kina dhe Bangladeshi. Sipas një studimi, gjatë po atij viti shtatë nga dhjetë fituesit e greencard-ës kanë qenë të papunë ose kanë punuar si punëtorë të pakualifikuar.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim