Bota

Danezët, kundër bashkëpunimit më të ngushtë me BE-në

Pas numërimit 80 për qind të votave, Danimarka të enjten në një referendum hodhi poshtë një pjesëmarrje më të fortë të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme.

“Jo” në referendum thanë 53.7 për qind e votuesve danezë, në të cilin pjesëmarrja arriti në 70 për qind.
Kjo ishte prova e parë në 15 vjetët e fundit nëse danezët janë të gatshëm për integrim të fortë me Bashkimin Evropian, ose që vendi do të kishte mbajtur distancën e caktuar në lidhje me bllokun e 28 vendeve evropiane.

Rezultati i referendumit do të thotë se Danimarka në vitin 2016 do të ikë nga Europoli, Agjencia Evropiane për bashkëpunim policor dhe gjyqësor.

Përkrahësit e përgjigjes me “jo” paralajmëruan se nga mbështetja e votuesve për planin e qeverisë “më shumë në BE” Danimarka do të rrezikonte humbjen e kontrollit mbi politikën e imigracionit, një argument bindës për votuesit mbi planet për ndarjen e kuotave të emigrantëve midis anëtarëve të BE-së.