Koronavirusi: çast pas çasti
Dallimi mes Covid-19, gripit dhe ftohjes
Të dy sëmundjet mund të karakterizohen nga ethe, dhimbje dhe gulçim
Sezoni i gripit është i paparashikueshëm për çdo vit dhe varet nga faktorë të tillë si numri i njerëzve që marrin vaksinën dhe ndeshja me llojet në qarkullim të viruseve.
Mjekët thonë se nëse qëndrojmë në distancim shoqëror dhe mbajmë maska për të parandaluar COVID-19, ato masa paraprake mund të zvogëlojnë përhapjen e gripit.
Kjo teori mbështetet nga numra më të ulët se zakonisht të gripit deri më tani këtë vit, në pjesë të Hemisferës Jugore, ku sezonit të gripit po i afrohet fundit.
“Vështirësia nuk është vetëm se gripi dhe COVID-19 do të qarkullojnë njëkohësisht. Është e vështirë të dallosh një sëmundje nga një tjetër”, theksoi John Zurlo, kreu i sektorit të sëmundjeve infektive në Universitetin ”Thomas Jefferson”.
Të dy sëmundjet mund të karakterizohen nga ethe, dhimbje dhe gulçim.
Ndër disa tipare dalluese është humbja e menjëhershme e nuhatjes së përjetuar nga disa pacientë me COVID-19, transmeton ATSH.
“Gripi gjithashtu mund të ndryshojë shqisën e nuhatjes, por në atë rast fajtori është një hundë e zënë, ndërsa tek COVID-19 arsyeja është dëmtimi i përkohshëm i qelizave të nuhatjes”, theksoi Zurlo.
“Një mënyrë tjetër për të dalluar një sëmundje nga një tjetër janë testet laboratorike. Sistemi shëndetësor Jefferson dhe të tjerët planifikojnë të përdorin teste “multiplex” që do të analizojnë tamponin e hundës së një pacienti për prova të të dy viruseve. Testet e tilla mund të përdoren më shumë për pacientët e moshuar dhe të tjerët që janë në rrezik më të madh për komplikime të gripit”, theksoi ai.
“Nëse ka vonesa në testim ose nëse furnizimet po mbarojnë, opsioni rezervë do të ishte trajtimi i ndonjë sëmundjeje të rëndë të frymëmarrjes siç është një rast i mundshëm i COVID-19. Pacientët me të dy sëmundjet duhet të izolohen në çdo rast, por nëse ekziston dyshimi për COVID-19, departamentet shëndetësore mund të dëshirojnë të lajmërojnë të tjerët që njerëzit e infektuar që kanë qënë në kontakt”, shtuan autorët e studimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025