Lajme

Dallimi i pages së një mjeku, mes Kosovës dhe Gjermanisë

Rreth 220 mjekë në dy vitetet e fundit e kanë lënë Kosovën, për të kërkuar punë në Gjermani dhe vende tjera të BE-së. Arsye për këtë duket të jetë paga e lartë që mjekëve iu ofrohet në këto shtete, përcjell albinfo.ch.

Trendi i ikjes së mjekëve nga Kosova, për në vendet e BE-së, po vazhdon të jetë në rritje. 150 mjekë pritet të largohen nga Kosova vetëm këtë vit.

Përfaqësues nga Oda e Mjekëve të Kosovës, thonë se ky trend i rritjes po thellon krizën për staf shëndetësor. Sipas tyre, arsyet e largimit të mjekëve nga Kosova, kanë të bëjnë me kushtet e këqija të punës, problemet me specializim dhe pagat e ulëta.

Paga bruto (e pataksuar) e mjekëve në Kosovë është 610 euro, derisa në Gjermani, ata paguhen deri në 4 mijë euro.