Kuriozitete

Dallimet dhe ngjashmëritë mes iPhone 13 dhe iPhone 12

Albinfo.ch ju sjell më poshtë disa nga ndryshimet që do të gjeni në linjën iPhone 13 në krahasim me iPhone 12, transmeton albinfo.ch.

Theksohet se linja iPhone 13 përfshin ngjyra të reja dhe ndryshime në dizajn që u japin telefonave një përmirësim në krahasim me modelet e iPhone 12 të vitit të kaluar, shkruan Cnet.

Të katër modelet – një iPhone 13 bazë, një Mini, një Pro dhe një Pro Max – shfaqin ndryshime si një dizajn ndryshe, jetë më të mirë të baterisë dhe ndryshime në kamera, transmeton lajmi.net.

Më poshtë ju sjellim disa nga ndryshimet që do të gjeni në linjën iPhone 13 në krahasim me iPhone 12.

 

Ngjyrat e iPhone 13 dhe 13 Mini:

I bardhë, i zi, blue, rozë, i kuq

 

Ngjyrat e iPhone 13 Pro dhe 13 Pro Max: Argjend, grafit, e artë, sierra blu

 

Madhësitë e iPhone 13: iPhone 13 Mini: 5.4-inç, iPhone 13: 6.1-inç, iPhone 13 Pro: 6.1-inç, iPhone 13 Pro Max: 6.7-inç

 

Madhësitë janë të njëjta me iPhone 12, por vijnë pak më të trashë dhe më të rëndë. Gjithashtu pjesa e sipërme në ekran (ku ndodhet kamera e përparme) është më e vogël.

Madhësitë e iPhone 13:

iPhone 13 Mini: 5.4-inç

 

iPhone 13: 6.1-inç

iPhone 13 Pro: 6.1-inç

iPhone 13 Pro Max: 6.7-inç

Madhësitë janë të njëjta me iPhone 12, por vijnë pak më të trashë dhe më të rëndë. Gjithashtu pjesa e sipërme në ekran (ku ndodhet kamera e përparme) është më e vogël.

Një bateri më jetëgjatë

Të katër modelet e iPhone 13 kanë bateri më jetëgjata sesa homologët e tyre të iPhone 12. Kjo vjen nga një kombinim i një baterie më të madhe, iOS 15 dhe çipit A15 Bionic.

Por sa më gjatë do të zgjasin bateritë e telefonave të rinj në krahasim me homologët e tyre iPhone 12?

iPhone 13: 2.5 orë

iPhone 13 Mini: 1.5 orë

iPhone 13 Pro: 1.5 orë

iPhone 13 Pro Max: 2.5 orë

IPhone-et e rinj gjithashtu kanë një ‘Modalitet të të dhënave’ Smart që kalon automatikisht në LTE kur 5G nuk është e nevojshme.