Kosova
Dalin në shitje biletat për koncertin e Dua Lipës në “Sunny Hill Festival”
Sunny Hill do të jetë ngjarja më e madhe e muzikës moderne që është mbajtur ndonjëherë në Kosovë. "Pritjet janë që këtë vit, Sunny Hill Festival të tërheq mijëra turistë dhe vizitorë të huaj në Kosovë, si dhe të jetë ngjarja kryesore e kulturës për të rinjtë në Kosovë"
Organizatorët e ‘SunnyHill Festival’ njoftuan përmes një komunikate për media se biletat për këtë festival që do të mbahet më 10, 11 dhe 12 gusht në Parkun e Gërmisë e ku pritet të këndojë këngëtarja më famë botërore Dua Lipa, kanë dalë në shitje.
“Në mesin e 30 artistëve performues do të jetë edhe DUA LIPA, ACTION BRONSON, DJ #1 në botë për momentin, Stanaj, SG Leiws, Col3trane, Grace Carter, Bondax dhe shumë artistë tjerë të famshëm shqiptarë. Prej sot, biletat e para janë në shitje online. Për t’i blerë biletat, vizitoni ëëë.sunnyhillfestival.com dhe klikoni mbi butonin Buy Tickets. Prej të hënës, biletat e festivalit do të jenë në shitje edhe në pika fizike, përkatësisht në Rave Travel dhe mbi 40 pikat e rrjetit të Vllesa / RIA, në tërë Kosovën”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Sunny Hill do të jetë ngjarja më e madhe e muzikës moderne që është mbajtur ndonjëherë në Kosovë. “Pritjet janë që këtë vit, Sunny Hill Festival të tërheq mijëra turistë dhe vizitorë të huaj në Kosovë, si dhe të jetë ngjarja kryesore e kulturës për të rinjtë në Kosovë”, thonë organizatorët.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve