Futboll

Daku nominohet si futbollist i vitit dhe sulmues i vitit

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ka shkëlqyer në edicionin e tij të parë me Rubin Kazan në Superligën e Rusisë, ku është në garë për të fituar dy çmime.

Daku është nominuar si futbollist i vitit dhe sulmues i vitit, transmeton albinfo.ch.

Ceremonia në të cilën do të shpallen emrat e fituesve pritet të mbahet më 26 maj, në Moskë.

Tifozët mund të votojnë deri më 13 maj, ndërsa përzgjedhja varet edhe nga votat e ekspertëve.

Daku po kalon një formë të mirë këtë edicion me skuadrën e Rubin Kazanit, ku në 29 ndeshje, ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime.