Futboll
Daku, me shumë oferta, mes tyre edhe nga gjiganti turk
Mirlind Daku do të jetë në qendër të vëmendjes në afatin e verës, sidomos nëse bën paraqitje të rëndësishme në Euro 2024.
Futbollisti i Kombëtares kuqezi po kalonte një formë të mirë në Rusi me fanellën e Rubin Kazan, por tashmë raportohet se për të kanë ardhur një lumë ofertash nga klube të tjera të mëdha.
“VseProSport” bën të ditur se klubet e Zenit, Krasnodar dhe Dinamo Moskës janë interesuar për futbollistin shtatlartë, i cili ka lënë shenjën e tij me Rubin duke shënuar 10 gola në 28 ndeshje në sezonin e tij të parë në Rusi.
Por jo vetëm kaq, pasi edhe Beshiktashi raportohet se ka bërë një ofertë për të siguruar shërbimet e futbollistit, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, Rubin Kazan ka vendosur të presë, pasi në klub janë të ndërgjegjshëm që vlera e Dakut do të rritet në bazë të paraqitjeve që do të bëjë në Euro 2024 nën drejtimin e Silvinjos.
Çdo gol apo asist atje bën që të rritet në mënyrë të menjëhershme vlera e kartonit, ndaj klubi rus shpreson që Daku të lërë shenjë, në mënyrë që të përfitojë financiarisht nga transferimi i tij, Sulmuesi ka edhe një vit kontratë të mbetur me klubin e Rubin Kazan.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik