Lajme
Dafina Mula, kandidate për Parlamentin e Austrisë në garën e 29 shtatorit
Dafina Mula, në zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 29 shtator, garon për t´u bërë pjesë e parlamentit austriak, duke përfaqësuar Vjenën, me qëllimin për të avancuar jetën e qytetarëve në aspektin shëndetësor, arsimor, dhe financiar
Dafina Mula, përveç si politikane, punon edhe si shkencëtare e kujdesit shëndetësor dhe është drejtoreshë në Fondin Social të Vjenës (FSW). Ajo erdhi në Austri si fëmijë, bashkë me familjen. Për të arritur ku është sot, Dafina thotë se i është dashur të përpiqej më shumë se fëmijët e tjerë, sepse, ishte e huaj. Kurse, arsimimi ishte e vetmja rrugë, dhe ardhja në Vjenë për të studiuar ishte mundësia për t´ia hapur vetes rrugët.
“Kërkoj votat e të gjithë atyre që duan të na mbështesin si socialdemokratë për të përmirësuar jetën e njerëzve. Paga dhe pensione me të cilat mund të jetohet mirë. Një sigurim bazë për fëmijët që garanton që asnjë fëmijë të mos rritet në varfëri. Orar pune që përputhet me familjen dhe kohën e lirë. Një kujdes shëndetësor të besueshëm“, thotë ajo gjatë bisedës për albinfo.at.
Një shqiptare në Parlamentin austriak
Fushata tashmë ka nisur dhe Dafina ka angazhime të shumta, duke takuar njerëz të shumtë, për të parë nga afër kërkesat e tyre. Mundësia për të qenë pjesë e Parlamentit austriak është shans që duhet shfrytëzuar. Kjo, sepse edhe shqiptarëve iu ofrohet mundësia ta kenë dikë që i përfaqëson interesat e tyre.
“Kur të jepet mundësia për të bërë ndryshime, duhet ta shfrytëzosh. Të jesh një shqiptare në Parlament tregon se sa e rëndësishme është për SPÖ që të ketë një përfaqësim të gjerë në Parlament dhe se ne si shqiptarë jemi një pjesë e rëndësishme e shoqërisë austriake. Për mua personalisht, kjo do të thotë që shqiptarët në Austri kanë dikë që i përfaqëson. Nuk është e lehtë. Fushata zgjedhore do të thotë se përveç punës dhe familjes, duhet të gjesh kohë për aktivitete dhe shumë biseda me njerëzit. Familja dhe partneri im më mbështesin shumë“, ka thënë.
Dafina ka treguar se ka marrë përkrahje të madhe nga komuniteti shqiptar.
„Unë kërkoj çdo votë nga komuniteti ynë, sepse i di problemet dhe sfidat e tyre dhe nuk kam frikë t’i përfaqësoj interesat e tyre me zë të lartë. Shqiptarët në rrethin tim kanë reaguar shumë pozitivisht ndaj kandidaturës sime dhe më mbështesin shumë. Kjo përkrahje më duhet për javët e ardhshme“, thotë ajo për albinfo.at
Tri prioritetet e Dafinës në këto zgjedhje
Dafina do të garojë duke u bazuar në tri pika që lidhen kryesisht me mirëqenien e familjes dhe të shoqërisë austriake: gratë, çmimet e rritura dhe sigurimi i fëmijëve, të cilët rrezikohen nga varfëria.
“Gratë kontribuojnë shumë për këtë shoqëri. Duke filluar nga kujdesi për fëmijët, puna, punët e shtëpisë dhe familjes, kujdesi për anëtarët më të moshuar të familjes. Shumë nga këto gjëra konsiderohen të vetëkuptueshme dhe shumica nuk paguhen. Dua që gratë të jenë më në fund të barabarta, të kenë të njëjtat mundësi, të njëjtat paga dhe pensione – këtu kemi shumë punë për të bërë“, thotë ajo.
Sa u përket çmimeve, ajo ka shtuar se qeveria e tanishme ka dështuar në krijimin e kushteve më të mira të jetesës për qytetarët e saj.
„Njerëzit që punojnë janë të prekur nga rritja e çmimeve siç nuk e kemi parë në Austri për dekada. Qeveria “zi-gjelbër” ka dështuar plotësisht. Nga qiratë, ushqimet deri te energjia elektrike dhe gazi. Njerëzit nuk e dinë se si do të ngrohin shtëpitë e tyre apo si do të mbushin frigoriferin. SPÖ i ka konceptet e duhura, ndërsa ÖVP dhe Grünen presin kohëra më të mira“, ka shtuar Dafina.
Tutje, ajo thotë se SPÖ ka prezantuar një model në tri shtylla se si t´u ndihmohet me sigurim bazë fëmijëve që rrezikohen nga varfëria.
„Austria është një vend i pasur dhe megjithatë 350.000 fëmijë janë të varfër ose të rrezikuar nga varfëria. SPÖ ka prezantuar një model me 3 shtylla për të eleminuar varfërinë e fëmijëve, që përfshin një shumë prej 367 euro në muaj për çdo fëmijë që jeton në Austri. Përveç kësaj, njerëzit me të ardhura të ulëta duhet të marrin rreth 300 euro ma teper në muaj“, ka sqaruar ajo.
box
Mula: FPÖ është raciste
Për Dafinën, vetëm SPÖ mund të përfaqësojë denjësisht qytetarët në Austri, sepse janë pikërisht ata që përfaqësojnë klasën punëtore, dhe jo të njerëzve të fuqishëm.
„Dua të jap kontributin tim që SPÖ-ja të fitojë këto zgjedhje. Vetëm kur SPÖ-ja është e fortë, mund të parandalojmë një FPÖ në qeveri dhe një kancelar Kickl. Dhe ne e dimë shumë mirë se çfarë do të thotë FPÖ: një politikë e racizmit dhe përjashtimit të njerëzve me prejardhje të huaj. Në politikën e jashtme, FPÖ-ja ka bërë të qartë se dëshiron të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Austria. Mbi të gjitha, dua që gratë me prejardhje migrante dhe konkretisht shqiptare të kenë dikë që përfaqëson interesat e tyre“, ka thënë ajo.
Për fund, Dafina u ka bërë thirrje të gjithëve me të drejtë vote të dalin të votojnë.
“Ju lutem më mbështesni me votën tuaj duke votuar SPÖ-në dhe duke shkruar emrin tim Dafine MULA në fletën e votimit“, ka përfunduar ajo.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve