Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një histori dashurie shqiptaro-gjermane, në qendër të romanit “Hanna” Fatmire Zenelaj-Sopa, me librin në gjuhën gjermane „Hanna“, sjell një histori e vërtetë dashurie mes një...
-
Gërvalla dhe Kurti, në tubimin e Partisë “Guxo”, në Kreuzlingen, Zvicër
-
Garazhi i tetovarit me odë pritjeje për klientë
-
Zvicër: Premiera e filmit “Trouble Shooters” me protagonistë kryesorë Blerim Destanin dhe Noizyn
-
Austri: Lumir Abdixhiku nesër takohet me bashkatdhetarë
Jeta në Zvicër
-
A ju streson shefi juaj 24/7? “Pritet” të rregullohet me ligj Sot, punonjësit janë në dispozicion gjatë gjithë kohës. Kjo çon në mbingarkesë, stres dhe djegie, thotë...
-
Raporti: Ushtria zvicerane “mund të luftojë për të mbrojtur hapësirën ajrore”
-
Ku është festë në Zvicër 8 dhjetori – dhe pse?
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra që duhet t’i ndiqni këtë javë
-
Zvicër: Shkolla fillore pa nota po bëhet normë?