Lajme

Cyrihu teston javën 35-orëshe të punës

Administrata e qytetit të Cyrihut do të testojë javën 35-orëshe të punës. Shefi i financave paralajmëron se kjo kushton 110 milionë franga

Më pak punë, me pagë të njëjtë: Administrata e qytetit të Cyrihut do të testojë javën 35-orëshe në një projekt pilot, trasnmeton albinfo.ch. Të mërkurën, Parlamenti i ka paraqitur ekzekutivit një propozim përkatës të bërë nga AL dhe PS. Shumica e majtë e gjelbër në parlament e ka kaluar mocionin në kasamble me një votim 60 pro dhe 57 kundër.

Asambleja e Qytetit tani ja ka kaluar ekezekutivit të komunës nismën përkatëse. Tani, ekzekutivi, kundër dëshirës së tij duhet të realizojë një projekt eksperimental për javën 35-orëshe të punës, shkruan tagesanzeiger.ch.

Ulja e orarit të punës do të testohet me punonjësit që punojnë me turne. Përveç punonjësve në shëndetësi dhe përkujdesje, këtu hyjnë edhe punonjësit e pastrimit, ata në policinë e qytetit apo në kompanitë e transportit.

Nuk është ende e qartë se sa do të kushtojë ky eksperiment. Drejtori i Financave (nga Partia e Gjelbër) Daniel Leupi paralajmëroi për shpenzime shtesë deri në 110 milionë franga nëse do të futej reduktimi i orarit të punës në të gjithë administratën, përcjell albinfo.ch. Përveç kësaj, do të duhej të gjendeshin deri në 1500 punonjës shtesë për të mbushur boshllëqet.