Lajme
Cyrihu shkurton për 2 javë kohën mes vaksinës së dytë dhe asaj përforcuese
Kantoni i Cyrihut ka njoftuar se do të shkurtojë periudhën e pritjes për përforcuesin për dy javë - në 5.5 muaj pas vaksinimit të dytë
Ndaj njoftimit të Këshillit Federal për shkurtimin e periudhës mes vaksinimit të dytë dhe atij përforcues (të tretë) nga 6 në 4 muaj, kantonet zvicerane kanë reaguar në mënyrë të ndryshme.
Kështu, Kantoni i Cyrihut ka njoftuar se do të shkurtojë periudhën e pritjes për përforcuesin për dy javë – në 5.5 muaj pas vaksinimit të dytë, transmeton albinfo.ch.
Personat të cilëve u lejohet kjo, do të kontaktohen me SMS sapo të mund të rezervojnë një termin vaksinimi. Periudha e pritjes do të shkurtohet në katër muaj javën e ardhshme sapo të jetë i disponueshëm rekomandimi Ekif (Autoriteti Federal për Vaksinim), shkruan srf.ch.
Përveç kësaj, javën e ardhshme, në kanton do të hapen dy qendra të tjera vaksinimi, sipas një komunikate.
Nga ana tjetër, Kantoni i Aargaut pritet të informojë për hapat e ardhshëm më 22 dhjetor 2021 dhe kërkon nga popullata të jetë e duruar. Kantoni ka njoftuar se kapacitetet janë duke u zgjeruar vazhdimisht. Megjithatë, nuk do të mund të ketë termine për të gjithë ata që duan të vaksinohen në të njëjtën kohë.
Deri në një njoftim tjetër, në kantonin Aargau vlen intervali kohor prej 6 muajsh, për sa kohë që rekomandimi i Ekif nuk parashikon ndryshe.
Kantoni i Bernës njoftoi se aktualisht ka mbi 100,000 termine vaksinimi për vaksinën përforcuese. Në këtë kanton janë të përgatitur mirë, qendra e katërt e vaksinimit në kanton do të hapet javën e ardhshme në “Bern Expo”. Megjithatë, Berna është ende në pritje të rekomandimit të Ekifit para se të shkurtohet periudha e pritjes.
Rekomandimin nga Ekif e pret edhe kantoni i St. Gallenit. Për të përballuar kërkesat për vaksinim, është zgjeruar funksionimi i qendrave të ndryshme të vaksinimit, siç njoftohet nga kantoni.
St. Galleni e kishte ulur tashmë periudhën e pritjes nga 6 në 5.5 muaj para se të dilte njoftimi nga Këshilli Federal.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën