Lajme
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
Projekti i filluar në dhjetor 2021 pritet të përfundojë në verën e vitit 2024
Kompania e Transportit Publik (VBZ) të Cyrihut dëshiron të sigurojë më shumë siguri në trafikun me shina. Në këtë drejtim tashmë është bërë testimi i airbagëve tüe ngjitur në pjesën e përparme të tramvajit.
Një video në X (ish Twitter) tregon një tramvaj që lëviz drejt një kukulle testuese (manekin), transmeton albinfo.ch. Pak para përplasjes me të, jastëku i ajrit i ngjitur në ballë të tramvajit fryhet dhe pengon që kukulla në fjalë të futet poshtë automjetit.
Ideja për një airbag në pjesën e përparme të tramvajit nuk është e re. Që në verën e vitit 2021, kreu i VBZ, Marco Lüthi, kishte thënë se VBZ synonte të zbulonte nëse jastëkët e ajrit do të reduktojnë goditjen dhe pasojat.
Në mars kanë ndodhur disa aksidente të rënda tramvaji në Cyrih brenda një jave, shkruan 20minuten.ch. Prandaj, këshilltarët lokalë të SVP, Samuel Balsiger, si dhe Michele Romagnolo dhe Yves Peier, kërkuan në një postulat që tramvajet të bëhen më të sigurta.
Tani që është bërë një test i tillë i airbag-ut, thotë zëdhënësi i medias VBZ, Leo Herrmann për NZZ, projekti i filluar në dhjetor 2021 pritet të përfundojë në verën e vitit 2024.
Sipas gazetës, këto përgatitje po kryhen së bashku me prodhuesin e trenave dhe tramvajëve, “Alstom”, përcjell albinfo.ch. Airbag-ët aktivizohen nga një sensor në pjesën e përparme të kabinës së shoferit.
Këtë vit tashmë ka pasur disa vdekje të shkaktuara nga tramvajet në trafikun rrugor të Cyrihut. Në fillim të marsit, VBZ madje pati një javë të pafat – tre persona vdiqën brenda një jave.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











