Lajme
Cyrihu ndez dritat e Krishtlindjes, festa mund të fillojë!

Janë 11.550 kristale të ndriçuara që, së bashku, përbëjnë kompleksin e madh të ndriçimit për Krishtlindje të rrugës më të njohur të Cyrihut (dhe të Zvicrës) Bahnhofstrasse. Ndezja simbolike e këtyre kandelave është bërë sonte, në orën 18.00. Koha pas kësaj, llogaritet si kohë parafestive, kur hapen shumica e tregjeve karakteristike të Krishtlindjes dhe fillon ajo, që më shumë se devotshmëri fetare, reflekton një dalldi festive.
Muaji para Krishtlindjes është në fakt një festë e zgjatur popullore, ku mbizotëron logjika e konsumit (dhuratat e shumta) dhe ku thjesht, celebrohet kënaqësia jetësore, një festë që ka si qëllim të “mbysë” zymtinë e kësaj mezokohe, mes vjeshtës së ngjyrave të bukura dhe dimrit të skive.
Krahas ndezjes së dritave në rrugën e përmendur, në hollin e madh të Stacionit kryesor të trenave (më të madhit në Zvicër) ka filluar gjallëria në tregun e posahapur të Krishtlindjes. Ushqime, pije, stoli, suvenire e çfarë jo tjetër, mund të gjejë njeriu në stendat dhe kioskat e improvizuar në këtë treg. Dhe, një gotë vere e vluar (e zier) nuk bën të mungojë assesi në shetinë që bën secili nëpër këtë treg simpatik.
(Fotot: albinfo.ch)
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?