Integrimi
Cyrihu jep një çmim për integrim “inovativ”
Projekti fitues do të shpërblehet ashtu sikurse edhe deri tash me 10 mijë franga. Por risia këtë vit është se vendit të dytë do t`i takojnë 3000 franga dhe të tretit 1000
Kantoni i Cyrihut duke filluar nga viti i kaluar ndan çmimin për integrim. Por, këtë vit ai ka përgatitur një befasi në këtë drejtim. Do të shpërblehen projektet inovative që lidhen me integrimin e të huajve me çmimin për “inovacion në integrim” i cili është i mbuluar me një shumë prej 14 mijë frangash.
Projekti fitues do të shpërblehet ashtu sikurse edhe deri tash me 10 mijë franga. Por ndryshimi që vjen këtë vit është se edhe ftuesit e çmimit të dytë dhe të tretë do të shpërblehen me të holla dhe jo sikurse deri tash, vetëm me mirënjohje. Kështu, siç bën të ditur drejtoria për siguri dhe punë të brendshme e Cyrihut, çmimit të dytë do t`i takojnë 3000 franga dhe të tretit 1000. Shpalljen për të konkurruar për këtë çmim do ta bëjë Zyra përgjegjëse për integrim e Kantonit të Cyrihut.
Në vitin e parë të ndarjes së këtij çmimi, në vitin 2012 vendin e parë e kishte fituar një projekt nga Winterthuri. Është fjala për projektin “Thai Kitchen” i cili u mundësonte grave tajlandeze në regjionin e Winterthurit që të përgatisin në shtëpitë e tre specialitete tajlandeze, të cilat u liferohen restoranteve që lidhin marrëveshje me projektin. (albinfo.ch&sda).
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës