Lajme

Cyrihu, i dyti në top qytetet më të mira në botë për të jetuar

Cyrihu, edhe një herë, në top 10 qytetet më të mira për të jetuar

Qyteti zviceran, Cyrihu, është qyteteti në top 10 më të mirët në botë për të jetuar, përkatësisht sipas një raporti vjetor të firmës konsulente Mercer, “Anketa e Cilësisë së Jetesës 2023″, shkruan albinfo.ch.

Cyrihu zyrtarisht tashmë është qyteti i dytë më i miri për të jetuar, pas Vjenës.

Ndërkohë qyteti Auckland nga Zelanda e Re zuri vendin e tretë.

Cyrihu u votua si qyteti më i jetueshëm në botë për arsye të ndryshme: Stabiliteti dhe infrastruktura e mirë janë hijeshia kryesore e qytetit për banorët e tij, të mbështetur nga një kujdes i mirë shëndetësor dhe shumë mundësi për kulturë dhe argëtim.

Cyrihu mori notat më të larta për kujdesin shëndetësor. Gjithashtu u rendit lart për stabilitetin dhe infrastrukturën, shkruan tutje albinfo.ch.