Shqipëria
Cyrihu i akordon “Terres des Hommes” 100 mijë franga për tërmetin në Shqipëri
"Një rol të veçantë në këtë vendimmarrje ka luajtur z. Përparim Avdili, anëtar i këtij Këshilli i cili ka lobuar dhe gjetur mbështetjen e tij
“Këshilli bashkiak (parlamenti) i qytetit të Cyrihut i akordon shoqatës Terres des Hommes një shumë prej 100.000 frangash zvicerane në zbatim të projekteve të saj në Shqipëri për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019”, shkruan në një njoftim të saj, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë.
“Një rol të veçantë në këtë vendimmarrje ka luajtur z. Përparim Avdili, anëtar i këtij Këshilli i cili ka lobuar dhe gjetur mbështetjen e tij.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë shpreh mirënjohjen e veçante për Këshillin e qytetit te Cyrihut dhe për Terres des Homes që zbaton projektet e ndihmës në Shqipër, thuhet më tej në njoftim. “Një falënderim i veçantë për z. Përparim Avdili dhe kontributin e angazhimin e tij në realizimin e kësaj vendimmarrje.”
Siç ka shkruar albinfo.ch, asamblisti i vetëm shqiptar në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut, Përparim Avdili (FDP) menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit pati bërë një postulat parlamentar drejtuar ekzekutivit të qytetit, për të ndihmuar Shqipërinë. Postulati i mbështetur ehde nga 9 asamblistë tjerë qe miratuar nga Asamblea e Qytetit të Cyrihut kështu që, mbi bazë të kompetencave që ka qyteti, ishte vendosur që të ndaheshin 100 mijë franga për viktimat e tërmetit në Shqipëri.
Ndërkaq, në një njoftim të lëshuar nga Këshilli i Cyrihut, mund të lexohen detajet rreth kësaj ndihme, shkruan albinfo.ch.
Organizata “Terre des hommes” është aktive në Shqipëri që nga viti 1993. Për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, Terre des hommes ka planifikuar një projekt të ndihmës urgjente, në mbështetje të fëmijëve dhe familjeve të tyre. Fëmijëve do t`u sigurohen materiale mësimore arsimore si materiale vizatimi dhe libra shkollorë, por gjithashtu edhe lojëra.
Nëse terreni do të dëshmohet si i përshtatshëm, qeveria do të vendosë kontejnerë që do të përdoren si dhoma shkollore, transmeton albinfo.ch. Prindërve do t`u jepen batanije prej leshi, këpucë, rroba dimri, enë kuzhine dhe pajisje shtëpiake, sende higjienike dhe kuponë për blerje.
Projekti kushton gjithsej 130.000 franga. Qyteti i Cyrihut synon të kontribuojë me 100,000 franga. Organizata Holandeze e zhvillimit Dorcas Aid International ka premtuar një kontribut prej 21,000 CHF. Në total, mbi 1.500 fëmijë dhe të rritur do të përfitojnë nga kjo fushatë ndihme.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?