Shkurt.ch

Cyrihu i 25-ti në botë dhe Gjeneva e 35-ta

Cyrihu gjatë vitit 21011 ka rënë për një vend më poshtë (nga 24 në 25ndërsa Gjeneva për tri vende, gjegjësisht nga 32 në 35

Cyrihu dhe Gjeneva bëjnë pjesë në mesin e 35 qyteteve më të rëndësishme në botë. Kështu vjen në përfundim një studim i realizuar nga një ndërmarrje ndërkombëtare këshillëdhënëse që ka zgjedhur një listë prej 66 qytetesh.

Në krahasim me vitin 2010, Cyrihu gjatë vitit 21011 ka rënë për një vend më poshtë (nga 24 në 25ndërsa Gjeneva për tri vende, gjegjësisht nga 32 në 35.

Për të realizuar këtë ranglistë janë marrë për bazë kritere të ndryshme përmes të cilave llogaritet ndikimi në nivel botëror i këtyre qyteteve.

Që nga viti 2008 kur ka filluar të mbahet kjo listë, në maje të saj janë Nju Jorku dhe Londra, ndërsa Tokio dhe Parisi ndajnë vendin e tretë dhe të katërt.