Bota
Cyrihu do t`ia ndalojë Cavusoglut pjesëmarrjen në manifestim
Cavusoglu në një tubim që mbahet më 12 mars në Opfikon do të propagandonte në favor të miratimit të kushtetutës së re të Turqisë, e cila parashikon ingerenca më të mëdha për presidentin e vendit
Ekzekutivi i Cyrihut planifikon t`ia ndalojë paraqitjen në një aktivitet zgjedhor ministrit të jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu në Opfikon. Për ta bërë këtë ndalesë, autoritetet e Cyrihut kanë kërkuar edhe ndihmën e Këshillit Federal, shkruan srf.ch.
Cavusoglu në një tubim që mbahet më 12 mars në Opfikon do të propagandonte në favor të miratimit të kushtetutës së re të Turqisë, e cila parashikon ingerenca edhe më të mëdha për presidentin e vendit.
Autoritetet kanë shqetësime serioze për sigurinë dhe për këtë arsye e konsiderojnë si të papërgjegjshme mbajtjen e aktivitetit, ka thënë për agjencinë e lajmeve SDA një zëdhënës i Drejtorisë për Siguri të Cyrihut.
Nga ana tjetër, Departamenti i Jashtëm i Zvicrës ka deklaruar se është në kontakte të vazhdueshme me Policinë Federale dhe me autoritetet e Cyrihut lidhur me masat e sigurisë.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’