Shkurt.ch
Cyrihu dhe Gjeneva, çmimet dhe pagat më të larta në botë
Qytetet më të shtrenjtë janë Cyrihu Gjeneva dhe Nju Jorku ndërsa të ardhurat më të larta i marrin të punësuarit në Cyrih, Gjenevë dhe Luksemburg
Qytetet zvicerane: Cyrihu dhe Gjeneva, krahas Nju Jorkut amerikan, janë qytetet më te shtrenjtë në botë. Por duke qenë se në Cyrih e në Gjenevë sikur në gjithë Zvicrën edhe pagat janë më të lartat, atëherë edhe fuqia blerëse në keto qytete është më e madhja.
Si masë për vlerësimin e shtrenjtësisë së jetës dhe fuqisë blerëse në qytetet përkatëse është marrë shporta standarde prej 122 artikujsh e shërbimesh dhe paga mesatare.
Të ardhurat më të larta i marrin të punësuarit në Cyrih, Gjenevë dhe Luksemburg. Ndërsa në qytetet si Nairobi, Jakarta dhe Kiev, që janë në fund të listës, të ardhurat janë sa 5 përqindëshi (ose 20 fish më të ulëta) i atyre në Cyrih.
Edhe sa i përket pagës mesatare neto Luksemburgu, Cyrihu dhe Gjeneva mbeten në krye të listës pasi që me to mund të blihen më së shumti artikuj dhe shërbime, sipas shportës standarde.
Me shembuj praktikë kjo duket kështu: Një të punësuari në Cyrih ose në Gjenevë i nevojiten vetëm 11 minuta punë për të fituar paratë që i duhen për ta blerë një “big mac”, shkruan nzz.ch. Por në këtë pikë zviceranëve ua kalojnë të punësuarit në Hong Kong: atyre u duhen vetëm 9 minuta punë për të blerë këtë artikull ushqimor.
Nga ana tjetër, në Nairobi një big mac “kushton” afër 3 orë punë (18 herë më shumë se në qytetet e përmendura më parë), merret vesh nga një studim i realizuar nga banka UBS.
Një shembull tjetër krahasimi është marrë blerja e një telefoni iPhone 6. Një punëtor nga Cyrihu duhet të punojë 21 orë ndërsa një kolegu të tij nga Kievi i duhen 30 herë më shumë ose mbi 600 orë punë për ta blerë iPhonin e njëjtë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











