Maqedonia

Cyrihu, destinacioni më i preferuar nga Maqedonia

Numri i pasagjerëve të transportuar në të dy aeroportet në Maqedoni është rritur vazhdimisht, njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, përcjell albinfo.ch.

Nga janari deri në gusht të këtij viti në të dy aeroportet, në Shkup dhe në Ohër janë transportuar një total prej 1,339,065 pasagjerë, një rritje prej 10.5% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2016.

Aeroporti në Shkup, në periudhën nga janari deri në gusht të vitit 2017 regjistroi një total prej 1.223630 pasagjerë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ata ishin transportuar 1.108157 pasagjerë, një rritje prej 10.4% .

Në aeroportin  në Ohër për periudhën janar – gusht 2017 është transportuar 115.435 pasagjerë, në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2016, kur ata u transportuan 113.431 pasagjerë, një rritje prej 11, 6%.

Sipas realizimit të trafikut, destinacionet më të zakonshme në bazë të numrit të udhëtarëve për periudhën nga janari deri në gusht janë: Stambolli 12.5%, 9% Cyrih, Vjenë dhe Bazel 6.6% në 5.1%.