Lajme
Cyrihu, destinacioni më i preferuar nga Shkupi
Dy aeroportet në Maqedoni, në Shkup dhe në Ohër, gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti kanë regjistruar një total prej 1.183.728 pasagjerësh, një rritje prej 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raportojnë mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Zoran Kërstevski, drejtor i përgjithshëm i TAV në Maqedoni, tha se kohët e fundit në mënyrë të konsiderueshme është rritur interesimi i qytetarëve të vendeve fqinje, si në Kosovë, Shqipëri dhe Luginë e Preshevës, për të udhëtuar nëpërmjet aeroportit të Shkupit, duke sugjeruar pozicionimin si një qendër e madhe në mes të aeroporteve në rajon.
Autoritetet në Shkup thonë se presin trendin e rritjes së trafikut në aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit me rifillimin e tetë linjave të reja të lansuara këtë vit nga të dy aeroportet – gjashtë nga Shkupi në Gjenevë, Friedrichshafen, Oslo, Barcelona, Hamburg dhe Nuremberg, si dhe dy nga Ohri në drejtim të Londrës dhe Baselit.
Në të njëjtën periudhë, nga janari deri në shtator, në të dy aeroportet janë realizuar gjithsej 11.695 fluturime, me rritje vjetore prej 10%.
Destinacioni më i preferuar nga Shkupi mbetet Stambolli (dy aeroporte “Ataturk” dhe “Sabiha Gokcen”) me një pjesë 14.4% të tregut të trafikut të përgjithshëm, e ndjekur nga Cyrihu, Vjena, Malmo, Baseli dhe Londra.
Ndër linjat ajrore “Wizz Air” ka kaluar numrin më të madh të udhëtarëve në periudhën janar-shtator, me 49% të tregut, e ndjekur nga „Turkish Airlines”, ” Austrian Airlines”, ,”Pegasus Airlines”, “Air Serbia” dhe „Edelweiss”.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane